Tjetër shtyrje për vlefshmërinë e pasaportave diplomatike. Çfarë parashikon vendimi i ri i qeverisë

Read Time:1 Minute, 7 Second

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të shtyrë vlefshmërinë e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit.

Vendimi i marrë së fundmi rrëzon vendimin e marrë më 12 qershor kur u vendos se “formati ekzistues i pasaportës diplomatike dhe shërbimit është i vlefshëm deri në datën 31 dhjetor 2020”. Me vendimin e ri ky afat është shtyrë deri më 31 dhjetor të 2021.

Pika 14 ishte më e kundërshtuara ku parashikohej se: “Subjektet, që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 dhjetor 2019.”

Me vendimin e ri është ndryshuar: “Subjektet, që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 qershor 2020.”

Më herët, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kundërshtoi gjyqësisht  vendimin e qeverisë për heqjen e pasaportave diplomatike me pretendimin se po cënohej statusi i gjyqtarëve dhe se VKM-ja e  datës 12 qershor 2019, sipas gjyqtarëve, ishte e paligjshshme. Gjithsesi, ankimimi i Shoqatës u rrëzua në Gjykatën Administrative, por së fundmi është Qeveria që ndërhyn për të shtyrë afatin e përdorimit, shkruan Top Channel.

Gjyqtarët janë vetëm një prej kategorive që pajisen me pasaporta diplomatike dhe shërbimi, ashtu si pjesa më e madhe e funksionarëve publikë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Padi në SPAK për korrupsion, Bardhi flet pa emra, komenton Zogun e Tiranës: Të hetohet, skemë manipulimi
Next post “Edhe Kruja nën hetim për krime elektorale”| Ja çfarë pritet të ndodhë në janar. Dosja që fundos zyrtarët