“Shitblerje votash”/ Manjani flet për “Zogun e Tiranës”: Fenomen serioz, s’mund të tjetërsohet as nga Kryeministri

Read Time:1 Minute, 14 Second

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas përgjimeve të “Zogut të Tiranës”, ku veç të tjerash flitej edhe për shit-blerje votash, ku pwfshihej edhe moderatorja shqiptare, Dajana Shabani. Nw njw reagim nw Facebook, Manjani shprehet se puna e shitblerjes së votës nuk mund të tjetërsohet as nga Kryeministri tek Zogu e as nga Damiani te Dajana. Sipas tij është fenonem serioz që meriton reagim të përgjegjshëm.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Kjo jo puna e shitblerjes së votës nuk mund të tjetërsohet as nga Kryeministri tek Zogu e as nga Damiani te Dajana…

Është fenonem serioz që meriton reagim të përgjegjshëm, duke u fokusuar në çdo çast tek krimi dhe jo tek mjetet për kryerjen e tij.

Insistoj: Pushteti politik që blen vota është i pafytyrë, ndërsa votuesi që shet votën është faqezi!  

Dy ditë me parë  u publikuan disa përgjime të reja nga dosja hetimore kundër grupit të Hermes Nikaj, i njohur si ‘Zogu i Tiranës’. Në përgjimet e tëlefonit të bërë kundër Nikajt, dilje dhe emri i Dajana Shabanit, e cila i këronte mikut të saj që të shkonte të votonte se i duhej. Po ashtu ajo i premtoi dhe 20 mijë Lekë nëse ‘Zogu i Tiranës’ do i dërgonte dhe foto të gishtit pas votimit. Nikaj ndërkohë qëndron i arrestuart pasi akzuohet si pjesë e një grupi prositucioni që vepronte në Tiranë e zonat përreth, ku në dosje kanë dalë dhe shumë emra të njohur.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Unaza e Re dhe Astiri pa drita, ndërtimet prishin fiderin dhe lënë banorët pa energji elektrike
Next post IPARD II financon 70% të vlerës së investimit në zonat malore