Unaza e Re dhe Astiri pa drita, ndërtimet prishin fiderin dhe lënë banorët pa energji elektrike

Read Time:43 Second

Një pjesë e lagjes së Astirit dhe e Unazës së Re kanë mbetur pa energji elektrike, pasi është dëmtuar një fider nga një subjekt që po kryente punë publike.

Vetë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, bënë me dije se se brigadat e OSHEE ndodhen në terren për riparimin e linjës.

“Dëmtohet rrjeti 20kV, pa drita
Unaza dhe Astiri. Nje pjese e Unazes se Re dhe Astirit eshte aktualisht pa energji elektrike si pasoje e demtimit te fiderit 20kV nga nje subjekt po kryente pune publike.
Fideri 335 i Nst Selitë, u demtua gjate punimeve per rahabilitimin e zones (asfaltim), pranë rruges “Mikel Maruli”.
Brigadat e OSHEE ndodhen ne terren per riparimin e linjes,”- shkruhet në reagim.

Ndërkohë nuk dihet se sa orë mund të vonojë riparimi o fiderit që ka lënë pothujse të gjithë zonën e Unazës së Re pa energji elektrike.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Fabrikat e përpunimit përgjysmuan zgjerimin në 11-mujor, shkak nënçmimi i euros
Next post “Shitblerje votash”/ Manjani flet për “Zogun e Tiranës”: Fenomen serioz, s’mund të tjetërsohet as nga Kryeministri