Mori ryshfet 10 milionë euro nga kompania e naftës, dënóhet me 6 vite búrg ish-kryeministri kroat

Read Time:1 Minute, 20 Second

 Një gjykatë kroate e ka dënuar ish-kryeministrin kroat, Ivo Sanader me gjashtë vjet burgim, për pranimin e një ryshfeti prej disa miliona dollarësh, gjatë kohës sa ishte në detyrë.

Gjykata e shpalli Sanaderin fajtor, pasi sipas aktakuzës, ai mori 10 milionë euro ryshfet nga ana e kompanisë hungareze të naftës MOL.

Kompania hungareze mori nën kontroll 50 për qind të pronësisë së kompanisë kroate të gazit INA.

Gjykata e dënoi gjithashtu kryeshefin ekzekutiv të MOL-it, Zsolt Hernadi me dy vjet burgim, për dhënien e ryshfetit.

Hernadi nuk ishte në gjykatë gjatë shpalljes së vendimit, dhe kreu i gjykatës Ivan Turudiq, tha se është lëshuar një urdhër-arrest i Bashkimit Evropian, si dhe i bërë thirrje Hungarisë të “veprojë në përputhje me rrethanat”.

Aktvendimet mund të apelohen.  

Sanader, 66 vjeç, ishte kryeministër i Kroacisë nga viti 2003 deri në vitin 2009 dhe gjithashtu shërbeu si drejtues i partisë në pushtet Unioni Demokratik Kroat nga viti 2000 deri në 2009.Nëse aktgjykimi merr formën e prerë, Sanader do t’i paguajë 10 milionë euro qeverisë, raporton REL.

Sanader u largua nga Kroacia më 2010 pasi ai u akuzua në dy raste korrupsioni. Ai u arrestua në Austri dhe u ekstradua në Kroaci një vit më vonë.
Ky dënim u anulua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2015.

Sanader gjithashtu u dënua me 2 vjet e gjysëm burgim në vitin 2018-të për përfitime nga lufta dhe u urdhërua të shlyente rreth 570,000 dollarë në ryshfete që kishte marrë nga Hypo Bank.Ai aktualisht është në burg duke e vuajtur atë dënim.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post KARTOLINA IME PËR MJEKËT
Next post “Na bëjnë karshillëk”, Rama jep mesazhin për të FORTËT: Do tundim themelet e krimit, na keni nxirë faqen