E përjashtuan për probleme me pasurinë, Apeli urdhëron KLGJ-në: Emëro Demollarin si magjistrat

Read Time:33 Second

Gjykata e Apelit Administrativ ka rrëzuar vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili e kishte skualifikuar kandidatin Florin Demollari për shkak të problemeve me pasurinë.  Dosja.al ka mësuar se Apeli e ka urdhëruar KLGj-në që ta emërojë Demollarin në detyrë si magjistrat.

Demollarin ka përfunduar shkollën e magjistraturës në 2019 dhe priste emërimin nga qeveria e gjyqësorit, por fillimisht kaloi në filtrat e kontrollit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në mbledhjen e 12 nëntorit 2019, Këshilli vendosi të skualifikojë kandidatin Florin Demollari dhe refuzoi të bënte emërimin e tij si gjyqtar, pasi sipas tyre nuk plotësonte kriteret e duhura. Konkretisht, Demollari kishte probleme me pasurinë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Presidenti Meta viziton “Shtëpinë e të Moshuarve” të Kavajës për të uruar Vitin e Ri 2020
Next post KARTOLINA IME PËR MJEKËT