Hetimet për tërmetin, Prokuroria: Hekur dhe beton më pak sesa e kërkojnë rregullat antisizmike

Read Time:1 Minute, 10 Second

Janë zbardhur detajet nga hetimi për banesat e shembura nga tërmeti në Durrës. Prokuroria e Durrësit ka konstatuar shkelje flagrante të rregullave të sigurisë teknike në godinat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës. Burime zyrtare nga organi i akuzës thanë për Ora News, se në godinat e dëmtuara që shkaktuan viktima, janë marrë mostra të hekurit dhe të betonit si dhe janë kryer filmime e fotografime të konstruksionit të këtyre ndërtesave.  Sipas prokurorisë, analizat laboratorike kanë nxjerrë në pah faktin se betoni i përdorur nga ndërtuesit nuk kanë qenë në cilësinë e duhur lidhur me rezistencën.

Probleme janë gjetur edhe me kolonat mbajtesë të godinave të cilat janë konstatuar se nuk kanë pasur dimensionet dhe sasinë e duhur të hekurit, çka ka sjellë edhe dëmtimin e tyre nga lëkundjet e tërmetit. Pas këtyre konstatimeve pritet që në muajin janar prokuroria e durrësit të zgjerojë numrin e personave nën hetim duke mos përjashtuar edhe arrestime të tjera përveç 11 shtetasve të vendosur në pranga deri më tani.

Deri tani policia ka prerë 17 urdhërarreste, por 8 të akuzuar i kanë shpëtuar arrestimit dhe janë në kërkim.  Katër prej tyre janë arratisur në Itali para operacionit, ndërsa të tjerët kërkohen nga policia. Në prokurorinë e Durrësit janë marrë në pyetje më shumë se 90 persona mes tyre inxhinierë, pronarë objektesh dhe zbatues.Ndërsa hetimet përfshinë të paktën 60 kompani ndërtimi. /oranews/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Shqipëri-Bjellorusi, marrëveshje për heqjen e ndërsjellë të vizave
Next post Presidenti Meta viziton “Shtëpinë e të Moshuarve” të Kavajës për të uruar Vitin e Ri 2020