Negociatat/ Vasili-Ramës: Mbylle gojën dhe ik…

Read Time:1 Minute, 0 Second

Petrit Vasili nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim akuzoi kryeministrin Rama, se po gënjen sërish shqiptarët për datën e çeljes së negociatave.

Vasili ka postuar një video ku kreu i qeverisë shfaqet së bashku me kabinetin e ministrave në qershor të 2018 dhe thotë se data për hapjen e negociatave është përcaktuar me 18 tetor.

Sipas Vasilit kjo është një gënjeshtër e madhe e Ramës që shqiptarët kanë vite që e dëgjojnë.

Postimi i plotë Petrit Vasilit:

Me e Me e pakta mbylleni gojen dhe ikni!

Sot po na thone Rama dhe sejmenet e tij ne politike dhe media,qe medemek ne 18 tetor Brukseli do te thote: po me kushte. Kjo eshte thjesht e njejta genjeshter e degjuar per vite me radhe.Vendimi eshte vetem nje:Hapja e negociatave me date te percaktuar dhe pa kushte.Po medaljet e ndara nje vit me pare nga Rama per suksesin e hapjes se negociatave,po genjeshtra gjigande e Rames qe paskeshim marre daten per ne qershor te 2019 pas tallazeve te Europes,ku shkuan?

Shiheni VIDEON miq dhe komentet e tjera s’kane asnje vlere.Mbetet tu themi vetem: Mbylleni gojen dhe ikni!

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/1436411929841338/?t=18

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Shqipëria goditet nga tërmeti, ja epiqendra
Next post Ylli Manjani: Ja teza e re që artikulohet nga qeveria