Misteri i projektit të Teatrit Kombëtar, aktivistë dhe arstistë protestë para Bashkisë së Tiranës

Read Time:1 Minute, 35 Second

Aktivistët dhe artistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit  por protestojnë para bashkisë së Tiranës për mungesën e transparencës nga ana e këtij institucioni për projektin e Teatrit Kombëtar. Ata kanë kërkuar sot në Bashkinë e Tiranës informacion për projektin e Teatrit Kombëtar, pasi sipas tyre gjithçka po mbahet e fshehtë.

Aktivisti Ervin Goçi u shpreh se Bashkia nuk jep asnjë informacion për projektin e Teatrit Kombëtar.

“Unë kam sjellë dokumetent, është kërkesa e 18 tetorit. Ky kemi një institucion të mbajtur peng. Në vend që të bëhet detyra kemi mungesë totale transparence.  Ne denoncojmë mungesën e transparencës. Ne duam që për titullarët  e bashkisë të filloj një hetim. Çfarë janë këto shkelje në sytë e publikut? Projekti ka mungesë totale transparence. Bashkia nuk na jep informacion për projektin”. u shpreh Ervin Goci, aktivist.

Ndërsa aktori Mehdi Malkaj reagoi ndaj Veliajt, ku i theksoi se ndihet mirë që është pjesë e çetës së artistëve. “Do ishte më mirë që kryetari të ndërtonte për ata të prekurit nga tërmeti. Tani jemi çetë partizante, zogiste, ose çfarë çete jemi ne? Jemi të armatosur apo sjemi të armatosur, u bëtë bashkë, u bë bataljon. Unë ndihem mirë që jam pjesë e çetës”, u shpreh ai. 

Nuk mungoi edhe një reagim  i Robert Budinës, i cili tha se do të kërkojnë llogari deri në fund për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Nëse ne kërkojmë këtu, denoncojmë, nuk do të ketë korrupsion. Ky duhet të shembull që të gjithë njerëzit të denoncojnë sa më shumë. Kemi 2 vjet që rrimë këtu nuk i dimë procedurat për Tetrin Kombëtar dhe nuk na japin informacion. Me këtë akt ne do t’i kërkojmë llogari dhe nëse nuk na japin informacion, ne jemi një grup artivistësh të armatosur me një ndërgjegjje të madhe. Të jemi të bindur që nuk do ta lëmë këtu, do të nxjerrin para përgjegjësisë përgjegjësit. “, tha ai. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Sekuestrohet kapsolla dhe fishekzjarrë, Policia vijon kontrolle në 4345 biznese: 4 persona janë proceduar
Next post Fundviti e gjen të mbuluar nga dëbora, Kukësi ‘mbërthehet’ nga temperaturat e ftohta