Përparim Spahiu uron minatorët, vlerëson themelimin e sindikatës

Read Time:1 Minute, 58 Second

Nga Përparim Spahiu

Gëzuar Vitin e Ri!

Ky urim është për minatorët e Pusit nr 2 por dhe ata të Zonës së Parë e Zonës D.

Ky urim është për minatorët e Batrës, Klosit, Përrenjasit, Pukës, Selenicës, Korçës e Valiasit.

Ky urim është për minatorë dhe ish minatorë në të gjithë Shqipërinë.

Viti 2020 i gjen ata me një lëvizje të re sindikaliste për tu përshëndetur, me shpresën që ata te jenë sa më shumë, e të gjithë bashkë të luftojnë për një jetë më të mirë, e për të drejta të mohuara, si njerëzit e punës më të rëndë, më të veshtirë nga çdo profesion tjetër.

Shpresoj që lëvizja sindikaliste e nisur në Bulqizë të kthehet në një lëvizje mbarë kombëtare e të gjithë minatorëve në Shqiperi, ku qëllimi kryesor i saj, të jetë miratimi i Statusit të Minatorit, si dokumenti dhe ligji kryesor që zgjidh probleme bazike të punës, mirëqënies, dhe një jete dinjitoze që i takon dikujt që punon, ka punuar, por dhe do të punojë nesër në minierë.

Statusi i Minatorit rregullon:

Pagën minimale.

Pensionin minimal.

Kujdesin shendetësor.

Pagën e plotë familjeve në rast të humbjes së jetës të kryefamiljarit në minierë.

Moshën por dhe vitet e punës së daljes në pension.

Me miratimin e Statusit të Minatorit përfitojnë rreth 20,000 minatorë dhe ish minatorë në Shqipëri.

Kjo duhet te jete kërkesa bazë e çdo lëvizjeje sindikaliste.

Statusi i Minatorit është një e drejtë e mohuar minatorëve prej afro 30 vitesh, të drejtë qe e kanë oficerë, naftëtarë, por dhe deputetë.

Kujtoj që un sot paguhem me gjysmën e pagës, por dhe prokurorë e gjykatës të larguar nga vettingu marin rreth 40% te pagës reale për një periudhë te caktuar, pasi, është statusi i veçante i miratuar në Parlamemt që jua garanton atë.

Dhe njeherë, urimet më të mira vëllezërve të mi bulqizakë, që punojnë apo jo në minierë, me lutjen, por dhe thirrjen e kujdesit maksimal ditën që votojnë.

Janë Ilir Beqja e Almira Xhembulla të zgjedhur në Qarkun Dibër dhe votuan kundër Statusit të Minatorit, Vazhdojnë deputetë, me pagë të plotë.

Ka shume mjete e mënyra për zgjidhje problemesh, por më e forta, që secili nga ne ka në dorë, është ajo “copë” letër që quhet Fletë Votimi.

Shenja që ne vëmë aty ka lidhje direkte me jetën tonë, femijëve tanë e të gjithë shoqërisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Vettingu/ Raporti i Komitetit Shqiptar të Helsinkit: 125 gjyqtarë e prokurorë janë larguar nga sistemi i drejtësisë. Arsyet, dominon pasuria e pajustifikuar
Next post Festat sjellin shqiptarët në shtëpi, ja sa qytetarë hynë gjatë ditës se djeshme në Kapshticë