Intervistë ekskluzive për “The Sun”, Ilir Meta shpjegon detajin interesant: Lidhja ime e fortë me Celtic FC

Read Time:1 Minute, 32 Second

 “Do jem një ditë në stadiumin e Celtic”, kështu shprehet në një intervistë për The Sun, President i Shqipërisë që është dhe tifoz i Celtic. Ilir Meta kohët e fundit ka treguar një dashuri të zjarrtë të “çunat” e skuadrës skoceze, ku dedikimet për ta nuk lë rast pa i treguar.

Çdo gol i Celtic, shënohet më parë në Twitter-in e Ilir Metës dhe më pas gëzojnë tifozët në stadium. Meta shprehet në intervistën për median e huaj se ai ka qenë tifoz që në vitin 1990, kohë kur Rudi Vata fitmosi me këtë skuadër. Por muajt e fundit, pas takimit me një grup tifozh, Presidenti i Shqipërisë, shtoi dozën e dashurisë për të ftohtit e veriut të Britanisë.

Optimizmi në fjalët e Metës gjatë intervistës duket qartë, pasi ai shprehet se do jetë një ditë dhe në stadium për të mbështetur skuadrën. Por sot ka ndodhur drama…
Kur të gjithë prisnin fitoren dhe të thonin në kor frazën “Hail Hail”, Steven Gerrard u ka ngrirë buzeqeshjen. Sot derbi është fituar nga Rangers, i cili dhe me karton të kuq arrri të fitonte në fushën kundërshtare.  

“Hail Hail” nga Ilir Meta nuk është dëgjuar, pasi pas 9 vitesh Celtic është mundur në shtëpi nga rivalët e përjetshëm të Rangers. Tersi duket se ka ndjekur dhe Ilir Metën. Pas Edi Ramës, i cili nuk ka arritur të gëzojë kurrë për skuadrën e tij, pasi çdo herë që ai shkon në stadium pëson humbje, fati i keq ka ndjekur Presidentin.

Kampionati është në fije të perit pasi Rangers mund të kalojë në vend të parë, nëse fiton ndeshjen e radhës, por deri atëherë presim që tifozi i vetëm i Celtic në Shqipëri, të ndërrojë skuadër e të bëhet me fituesin, që të jetë në anën e duhur të historisë. “Hail! Hail!”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Probleme me nënstacionin e OST në Tiranë/ OSHEE publikon hartën: Ja zonat që janë pa energji elektrike
Next post “Sa kohë Rama të jetë në krye të qeverisë…”, Gazment Bardhi: Dosja e re për blerjen e votës në Tiranë më 30 qershor, test për SPAK