Probleme me nënstacionin e OST në Tiranë/ OSHEE publikon hartën: Ja zonat që janë pa energji elektrike

Read Time:1 Minute, 9 Second

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka dhënë detaje për arsyet e ndërprerjes së energjisë elektrike në një pjesë të kryeqytetit. Me një njoftim shpërndarë për mediat, OSHEE bën me dije për klinetët se sot rreth orës 13:00 u bë stakimi i transformatorit nr.1 i N/Stacionit Rajonal (OST), duke lënë pa energji disa fidera 20kV.

Pas një pune intensive në këtë zonë u bë e mundur rikthimi në punë i këtij transformatori duke furnizuar zonat që vuanin nga mungesa e energjisë elektrike. Por, krahas rregullimit të defektit të parë, ka edhe disa fidera të tjerë, që për momentin janë jashtë funksionit ndërsa OSHEE-ja po punon intensivisht për të rikthyer furnizimin me energji në këtë zona.

Njoftimi i OSHEE:

#Tiranë – Njoftim!

Njoftojmë se sot rreth ores 13:00 është stakuar transformatori nr.1 i N/Stacionit Rajonal (OST), duke lënë pa energji disa fidera 20kV te OSHEE. Falë manovrimeve nga ana e OST u be e mundur rikthimi në punë të transformatorit dhe normalizimi i shpejtë i situatës me rrjetin elektrik.

Aktualisht kanë mbetur jashtë pune vetem dy fidera, të cilat furnizojnë: Rrugët “Besa, “5 Maji”, “Rruga e Dibrës” zona prane Elektro-Mjekësores, tv brenda territorit të Kinostudios, qendra tregtare “Konkord”, “Siri Kodra”, “Papa Nikolla Papajani”, 2000 Apartamentet, “Osman Jonuzi, Korabi dhe rruga “Llazar Shapatimi”. #OST dhe #OSHEE jane duke monitoruar me vemendje situaten në n/stacion.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Albin Kurtit: LDK-ja ma përcakton datën formimit të Qeverisë e jo Presidenti
Next post Intervistë ekskluzive për “The Sun”, Ilir Meta shpjegon detajin interesant: Lidhja ime e fortë me Celtic FC