Bizneset e prekura nga tërmeti/ Pezullohen kontrollet tatimore, jo gjoba për vonesa në deklarime

Read Time:57 Second

Bizneset e dëmtuara nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit, në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë që kanë vonesa në deklarime nuk do të gjobiten, ndërkohë që do të pezullohet çdo kontroll apo verifikim nga tatimet përgjatë periudhës së rindërtimit.

Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera në një intervistë për mediet deklaroi se nëse do të ketë deklarime të vonuara nga biznesi gjobat do të hiqen, sepse ligji e lejon që në situata të veçanta të mos aplikohet gjobë.

Sipas tij, për bizneset që ndodhen në zonat e ndërtuara do të pezullohet çdo kontroll apo verifikim.

“Nëse do të ketë probleme për pagesën e detyrimeve tatimore, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë ka udhëzuar që këto biznese të deklarojnë nëse kanë aktivitet në këto periudha, por nëse kanë probleme me aftësinë paguese administrata tatimore është e detyruar të shtyjë pagesat në kohë”, tha Lera.

Sipas tij, ka një nen për pagesën e pagimit me këste, sipas të cilit i jepet e drejta çdo tatimpaguesve që për raste të veçanta të mund të shtyjë deri në 2 vjet pagesën e tatimeve”,- tha Lera.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Pesë pyetjet e opozitës për Komisionin e Venecias
Next post “Një tjetër Thumanë po i kanoset Tropojës”, Bashkia apel qeverisë: Kontrolloni ndërtimet ekzistuese