Skandal/ Nxënësja i shkruan letër, Rama urdhëron rikonstruktimin e shkollës

Read Time:1 Minute, 22 Second

Bashkia Kurbin ka çuar disa karroca zhavorr dhe një mjet në shkollën “Demokracia” në Mamurras për ta rikonstruktuar. Si ndodhi kjo çudi? Sipas medias, Dea, një nxënëse e klasës së gjashtë i shkruan letër Edi Ramës dhe ky i jep urdhër bashkisë për të ndërhyrë.

Ky skandal është publikuar nga Indrit Vokshi i cili shkruan në profilin e tij zyrtar se: “Me ketë ndodhi del e vërteta e neveritshme mbi Kurbinin; bashkia e Kurbinit vepron vetëm po i dha urdhër Edi Rama me qëllime propagandistike, për tu thënë shqiptarëve se unë u përgjigjjem letrave të fëmijëve. Po nëse nuk niset letër? Askush nuk ndërhyn. Bashkia Kurbin nuk ka një plan për mirëmbajtjen e shkollave, as ka pasur katër vitet e shkuara. Kjo bashki vepron vetëm kur Edi Rama ka sebep, jo kur qytetarët kanë nevojë. Po të mos e kishte urdhëruar Rama ata as do ta kishin mësuar kurrë se ekziston shkolla “Demokracia”. Po shkollat e tjera të Kurbinit? A duhet të shkruajnë letra nxënësit e secilës shkolle? Pa dyshim. Le t’i nisin letër të gjitha shkollat dhe do të zbulohet shëmtia e tij dhe e bashkisë kur të përgjigjen: “Sbëhen të gjitha për një ditë” megjithëse katër vitet e shkuara, jo një ditë, nuk ndërtuan asgjë. Kurbini dokumentohet me shkollë qysh në vitin 1634, shkolla seminar e Gallatës. Ndaj kjo krahinë dhe kjo bashki duhet ta kenë kujdesin për shkollën, organik, të brendshëm, të vetin dhe për vete, jo të çojnë një fadromë, dy furçe bojë e dy lopata vetëm kur urdhëron Edi Rama apo kushdoqoftë kryeministër. Le të nisim letra për secilën shkollë dhe ta shohim a do i rindërtojë!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Në vend të një shpulle për kthjellim…
Next post Ish-drejtori i ALUIZNI-t e 5 zyrtarë të tjerë, Procedohen penalisht ,Ja kush jan