Dënimi i Berishës për shpifje, Reagon Rama, publikon fjalët e profetit Muhamet

Read Time:1 Minute, 1 Second

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas dënimit për shpifje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur ditën duke cituar fjalët e Profetit Muhamet, lidhur me shpifjen. “Kush beson, nuk shpif, nuk mallkon dhe nuk flet shëmtuar, apo si të ishte budalla”, shkruan Rama në faqen e tij në Facebook, fjalë të profetit Muhamet. Me këtë postim Rama i ka dhënë një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ditën e djeshme Gjykata e Tiranës dënoi për shípfje ish-kryeministrin Sali Berisha, për padinë që kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj tij 4 muaj më parë. Berisha u dënua me gjobë prej 500 mijë lekësh për shpifje. Vendimi në favor të kryeministrit Edi Rama u dha nga gjyqtarja, Marjana Shegani. Postimi për të cilin u gjobit Berisha, është një analizë e ish-kryeministrit e botuar në Facebook, ku ai thotë se negociatat e Shqipërisë me BE-në nuk do të hapen për shkak të dy ish-ministrave të Brendshëm, Tahiri e Xhafaj, që sipas Berishës janë të inkríminuar. Ndërkohë pati edhe një reagim nga  nga zyra e shtypit të Berishës, ku u theksua se gjyqi ndaj tij është politik dhe dénimi cénon lirinë e shprehjes.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Drafti, si do të funksionojë sigurimi banesave nga tërmeti i detyrueshëm me ligj
Next post Kamza duhet të ketë identitetin e vet, Kuko: Të rivlerësohen emërtesat e rrugëve