Në vend të një shpulle për kthjellim…

Read Time:1 Minute, 19 Second

Nga Sonila Meco Shqipëria, me tri rajonet e saj (veri, qendër, jug) renditet më e varfra në Europë. Krahasimin e ka bërë Eurostat duke u bazuar tek të ardhurat për frymë sipas Paritetit të Fuqisë Blerëse në vitin 2017. Propaganda ndërkohë është e preokupuar për të përçuar mesazhin e Merkel për Shqipërinë. Do lobojë personalisht? Do inkurajojë vendet anëtare të BE-së? Përcolli me buzëqeshje a indiferencë kryeministrin? Propaganda e preokupuar nëse ka një marrëveshje Rama-Basha, kush doli i fituar, kush u zbyth, kush ia hodhi kujt, kush do bëhet kryetar parlamenti? Mes preokupimit të propagandës dhe varfërisë reale, kush ka ndërmend të mashtrohet nuk i bën derman as lobimi personal i Merkel, as shikimi premtues në shtrëngimin e dorës me kryeministrin shqiptar. Se nuk është marrja e një Po-je basti i shqiptarëve, që nuk kanë zgjedhje demokratike, që nuk kanë mundësi të zgjedhin e në atë pamundësi si të mos mjaftojë u ofrohen njerëz me të shkuar kriminale. Po kanë dëshmi përgjimesh për blerjen e votës, koncesione, në vendin ku shkelen parimet e barazisë përpara ligjit e që cënojnë hapur interesin publik dhe financiar të vendit, ku çdo ofertë e pakërkuar tymon korrupsion, ku cënohet liria e medias e ku vendasit janë më të varfrit në Europë. Po-ja mund të jetë bast i pokeristëve të pushtetit, për njerëzit pa pushtet jeta nuk është as lojë e as fishë pokeri. Do pak kohë të kuptosh se të kanë marrë peng në një tryezë lojtarësh, por po u kuptua? As Merkel që lexon letrat nuk i bën dot nder njërit, apo tjeter

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Foto/ Ja si duken kartëmonedhat e reja shqiptare
Next post Skandal/ Nxënësja i shkruan letër, Rama urdhëron rikonstruktimin e shkollës