“Teatri do shembet”, AMT i përgjigjet Veliajt: Jemi të vendosur që të vijojmë rezistencën tonë, je në paligjshmëri

Read Time:2 Minute, 52 Second

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar pas deklaratave të Erion Veliajt, i cili është shprehur sot se Teatri Kombëtar do shembet dhe quajti artistët dhe aktivistët që protestojnë aty një çetë të èksituarish. Në një reagim, Aleanca shprehet se Veliaj është votuar nga 15% e qytetarëve dhe ndjehen të kërcënuar.

REAGIMI I PLOTË

Erion Veliaj, kryetari i votuar me votat e 15% të qytetarëve të Tiranës, në daljen e tij të radhës na kujton që nuk ka hequr dorë nga Teatri Kombëtar dhe nga kërcënimet ndaj nesh. Marrëveshjet e fshehta, me kreun e qeverisë moniste dhe oligarkët e kanë sjellë në pikën pa kthim. Sorollatja e tij rreth teatrit, herë duke sjellë të akuzuarin për shpërdorim detyre nga Aleanca në prokurori, zëvendësin e tij, herë duke shkëputur ujin dhe dritat dhe së fundmi duke shklyer banderolën “Monument Kulture Mbrohet nga Populli”, nuk tregon gjë tjetër veçse dëshpërimin e tij për të legjitimuar grabitjen e planifikuar të pasurisë kombëtare.  

Si qytetarë të Tiranës e si qëndrestarë në kauzën e Teatrit, i kujtojmë kryetarit të Bashkisë që nëse ai vë në lojë jetën e Teatrit për karrierën e tij aktuale, të jetë i sigurtë që të ardhme në politikë nuk do të ketë. Figura e tij do të jetë e diskretituar në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Si njerëzit që i kanë dhënë jetë sheshit të Teatrit për gati 2 vjet me protestën e Teatrit Kombëtar prej mbi 5 muajsh, ne kemi dhënë shembullin e qartë të rezistencës, sakrificës e vendosmërisë që me qytetari e me art ta zmbrapsim dorën shkatërruese të qeverisë e bashkisë. Dhe për këtë qytetari, rezistencë e art kemi siguruar mbështetje të nivelit më të lartë në Europë. Jemi të bindur që kryetari i bashkisë pavarësisht se bën sikur nuk sheh e dëgjon, e njeh shumë mirë forcën tonë për të mos lejuar asnjë moment rrezikimin e objektit, i cili sot më shumë se kurrë është sheshi ku është mbjellë fara e demokracisë!

I kujtojmë veçanërisht opinionit publik se Presidenti i Republikës e ka çuar ligjin “Fusha” në Gjykatën Kushtetuese më 24 korrik të këtij viti dhe asnjë veprim nuk mund të kryhet derisa kjo gjykatë të shprehet! Teatri Kombëtar, qysh nga 10 dhjetori 2019 është një nga 14 vendndodhjet më të rrezikuara të Europës, duke u njohur kështu si pasuri me vlera dhe pjesë e trashëgimisë Europiane. Ne si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kemi zhvilluar rreth 50 aktivitete teatrore, letrare, kulturore e shoqërore në atë objekt që ai e parashikonte që do të ishte i rrafshuar që në vitin 2018. Ne nuk harrojmë asnjë nga kërcënimet e tij, por jemi tërësisht të vendosur që ta vazhdojmë me përkushtim rezistencën tonë. I kërkojmë me këtë rast të bëjë transparent me urgjencë gjithë procesin e vendimmarrjes për tenderin për Teatrin sepse kanë kaluar gjithë afatet zyrtare për këtë gjë. Përveç pasojave politike, mosrealizimi i kësaj transparence do të ketë pasoja ligjore për të. U bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës që sonte të forcojmë edhe më shumë radhët në protestën tonë të mbrëmjes e të tregojmë edhe fizikisht se gatishmëria jonë është gjithmonë maksimale.

Ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh i qartë se Teatri i vjetër dhe dotë ndërtohet një i ri. Veliaj i quajti të eksituar artistët që kanë bërë rezistencë duke mbrojtur godinën dhe shtoi se nuk ka diskutim mbi këtë temë, pasi toka është në pronën e bashkisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Buxheti 2020/ 21 miliardë lekë për projekte rrugore në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve
Next post Motori përplaset me bombolën e gazit! Merr flakë karburanti në Kombinat