Deputeti i LDK: Presim akoma Vetëvendosjen, nëse nuk duan kalojmë në opozitë

Read Time:1 Minute, 3 Second

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka folur para gazetarëve pas seancës konstituive ku u zgjodhën kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.

Ai ka thënë se partia e tij do vazhdojë duke ndjekur rregullat kushtetuese. Më tej Abdixhiku se nëse Vetëvendosje vendos që të ndjekë e vetme rrugën për krijimin e institucioneve, do t’i qëndrojnë propozimit të sotëm të kryesisë.

Do të vazhdojmë tutje sipas rregullave kushtetuese në vend, ne kemi thënë që të gjitha pozicionet kushtetuese në qoftë se partneri potencial vendos që të ndjekë këtë rrugë. I qëndrojmë propozimit të sotëm të kryesisë”, ka thënë ai.

Sot është themeluar legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por sot, LDK tha se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për 5 ministri dhe presidentin

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post ‘Ka plagë në kokë’, mjeku flet për gjendjen e fëmijës që ra nga makina në Shkodër: E solli një qytetar, tani është në reaminacion
Next post BABAGJYSHI, PARLAMENTI DHE DHURATAT…