QEVERI APO FESTIVAL TALLAVA ?!

Read Time:1 Minute, 33 Second

Nga Gentian Çala

Ditët e post-festivalit vlonin nga kritikat për fituesen, cilësinë e muzikës, tekstet e pakuptimta, moderatoren, shijet e shumëçka tjetër. Unë nuk befasohem me këtë atmosferë, se tashmë këto debate janë të përvitshme, por arsyeja pse po shkruaj ka të bëjë me diçka tjetër. Ka te ne një lloj ndjeshmërie joproporcionale për gjërat, ku merremi kaq shumë me disa prej tyre që janë periferike dhe nuk kemi të njëjtën ndjeshmëri për ato që janë thelbësore për jetën tonë.

Nuk besoj se ka ndonjë rëndësi për mua se kush e fiton festivalin, as nuk tentoj të merrem me këtë gjë, nuk ndihem as kompetent dhe jam thjesht një shikues. Nga ana tjetër shoh se në këtë debat përfshihen gjithë ata fansa, qytetarë, kritikë apo intelektualë që nuk thonë asgjë për qeverinë tallava që kemi, e kjo sinqerisht që më bën përshtypje. Qeveria është halli ynë i përbashkët, se nga aty merren vendimet e rëndësishme për jetët tona.

Më duket se indiferentizmi ndaj dukurive të rëndësishme që ndërlidhen me jetën tonë është një dobësi e jona e përbashkët. Ndaj tallavaja qeveritare bën kërdinë dhe nuk e shohim, kurse tallavaja muzikore na tërheq kaq shumë dhe na bën tifozë. Sikur të ishte ndryshe, do ta zbraznim gjithë kritikën ndaj Kryeministrit të vendit e modelit të tij qeverisës, nuk do të ngurronim të mbushnim sheshe dhe të protestonim fort.

Por ne jemi servilë dhe të nënshtruar ndaj autoritetit, ndaj pushtetit, e bëjmë si të duam, i kritikojmë, i gjykojmë, reagojmë me gjërat e tjera zbavitëse dhe plotësuese. Ndaj vazhdon e sundon tallavaja në qeveri, kurse njerëzit marrin rrugët, madje kjo e fundit është në një masë të caktuar sjellje shmangëse, në vend të përballjes.
Për hir të zotit ndryshoni qasjen, nëse doni që të keni një jetë më të mirë. Merruni seriozisht me gjërat e rëndësishme për jetët tuaja!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Vasili: Të zbardhet roli i Edi Ramës si pjesë e Projektit Shtetëror të Serbisë kundër njohjes Kosovës!
Next post Rritet numri i azilkërkuesve në Europë