Home Aktualitet Albanistan i Rilindur 2019!

Albanistan i Rilindur 2019!

nga Albina Hoxhaj

U ktheva e lodhur nga puna, çezma nuk furnizohet sa duhet me ujë për shkak të pompës së pallatit (pasi e marrim ujin nga pusi) që e fik dhe e ndez Administratori i caktuar nga Bashkia “që duam” sipas dëshirës dhe për pasojë detyrohem të përdor metodën e vjetër të kusisë për tu larë! Po mendoj të gatuaj diçka, por shoh që ka mbaruar uji i pijshëm! Nxitimthi marr bidonat 10 kiloshë dhe nisem te rruga pas pallatit, aty ku në të njëjtën orë vjen uji i Selitës. Ndërsa zbres shkallët, pasi ikën dritat për shkak se kryhen punime në lagjen tonë (justifikimi i zakonshëm), përballem me komshien e katit të sipërm e cila mbante bidonat bosh dhe e vrenjtur në fytyrë më përshëndet:
Si jeni?
Mirë i them, nuk paska ardhur uji?
E çfarë uji moj motër, na plasën buzën nuk vjen më makina e ujit se nuk i lejojnë, kështu flitet, ngelëm pa gatuar do detyrohem te shkoj te Big Marketi ta ble por më duhen dy 10 kiloshë, 2 mijë lekë dita nuk ja dal dot kështu, unë jam pa punë për momentin vetëm burri më punon dhe me zorr rrotullohemi, le që na çmendën me këto dritat po bëjmë punime thonë dhe duhet mbushur bombla e gazit!
Epo mirë pra i them, po kthehem dhe unë të marr lekët e të shkoj te Big Marketi.
U përshëndeta me zonjën dhe nxitova për në shtëpi, i morra lekët dhe me vrap te Big Marketi, po çfarë të shoh, dyndje dhe rradhë e madhe e banorëve për të blerë ujë! Dreqi ta hajë mendova, ndoshta nuk zgjat shumë kjo punë. Për fat të keq nuk ndodhi ashtu dhe vazhdon e njëjta situatë!
Ironia më e madhe në këtë histori, është se hap televizorin dhe ngado të shfaqet Erion Veliaj herë herë me mengë të përveshura, diku duke inaguruar lyerjen e ndonjë Kopshti dhe diku duke mbjellë ndonjë pemë. Herë dëgjojmë për pyje orbitale dhe herë për çmime ndërkombëtare, që na i paska fituar “Bashkia që duam”, e drejtuar nga aktori satirik me pseudonimin Lali!
Përveç këtyre, aktor Lali ka nisur edhe një fushatë së fundmi, atë të qepjes e të shqepjes së rrugëve plot andralla, si mënyra më e mirë për të hedhur nën sqetull ndonjë tender të rradhës. Bashkia “që duam”, përpos këtyre problematikave, u cilësua si qyteti më i ndotur në Europë, por për çudi ende nuk kemi ndonjë protestë qytetare!
Ndoshta populli po pret të koordinohet me kreun e Opozitës Lulëzimin, për të rinisur protestat brenda të cilave do të shprehen edhe këto ankesa! Deri atëherë, paradite dhe pasdite, lokalet e lagjes tonë do të vazhdojnë të mbeten të preferuara nga banorët, ndoshta edhe si i vetmi institucion i të bërit opozitë për momentin dhe i qarjes së halleve, halle qe nuk ju ndanë këtij populli njëjtë si 30 vite më parë!
Pyetja më normale do i drejtohej kreut të Opozitës Lulit, duke qënë se qeveria nuk ka më asnjë ndjesi dhe përgjegjshmëri publike:
Luli, a do të protestojmë apo do vazhdojmë denoncimet mediatike?
Shqiptarë, si do të vejë halli kështu me ne? Do kërkojmë të drejtat minimale për vete dhe fëmijët tanë, apo do biem dakort të qepim gojën dhe të jetojmë në Albanistan? Vallë e meritojmë ne, vallë e meriton brezi i ri këtë mizerje?

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!