Pagesat buxhetore për koncesionet PPP këtë vit 35% më të larta se më 2018

Read Time:1 Minute, 31 Second

Pagesat buxhetore për kontratat konçesionare/PPP, do të arrijnë ketë vit në 11.78 miliardë lekë. Nga këto, rreth 6.38 miliardë lekë janë investime dhe 5.4 miliardë lekë shpenzime korente. 

Për periudhën janar -maj 2019 pagesat faktike arritën vlerën 8.76 miliard lekë. Kjo shumë është rreth 3.025 miliard lekë më të lartë se e njëjtës periudhë e vitit 2018 ose 34.5 për qind më shumë. 

Pagesat faktike për periudhën 5 mujore të vitit 2019, në total rezultuan në rreth 7.7 miliardë lekë ose 65.4% e planit vjetor 2019, realizim i cili konsiderohet i lartë, nëse konsiderojmë se në 5 mujorin e vitit 2018 këto pagesa arrinin nivelin 3,87 miliardë lekë ose 43.8% e planit vjetor 2018. 

Në fund të periudhës 5 mujore të vitit 2019, në nivel total rezultoi se 12 kontrata koncesionare/PPP vijojnë aktivitetin e planifikuar, prej të cilave:

-10 kontrata koncesionare/PPP kanë pagesa faktike buxhetore, për periudhën 5 mujore, 

-Për 2 kontrata nuk është kryer asnjë pagesë referuar periudhës 5 mujore

Këtë vit ka nisur pagesa për Inceneratorin e Tiranës me nje shumë prej 767 milionë lekësh.

Kufiri i lejuar i pagesave neto për vitin 2019, për kontratat konçesionare/PPP, prej 5% i të ardhurave tatimore faktike të vitit 2018, përllogaritet në rreth 21 miliard lekë.

Në nivel vjetor, pagesat e planifikuara për vitin 2019, për kontratat koncesionare/PPP, përbëjnë rreth 2.8 për qind të totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2018, duke respektuar në këtë mënyrë rregullin fiskal prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës.

Në nivel 5-mujor, pagesat neto të realizuara të kontratave koncesionare/PPP, përbëjnë  1.8 për qind të totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2018, prej 419.3 miliard lekë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Me drogë në makinë, arrestohen në Korçë 4 të rinjtë
Next post Meta u uron Festën e Krishtlindjes besimtarëve: Le të jetë kjo një ditë shprese në mënyrë që të kemi një Shqipëri më të qëndrueshme