Jo vetëm fëmijë e të moshuara, Rama puth në ballë edhe biznesmenin e tenderave …

Read Time:53 Second

Deri më tani kishim parë Kryeministrin Edi Rama që puthte duart e të moshuarave, apo fëmijë. Më pas fotot shpërndaheshin dhe përdoreshinpër një tjetër imazh të Kryeministrit në sytë e publikut, si njeri i dhembshur, me zemër të madhe dhe që i gjendej pranë njerëzve.

Të gjitha këto skena përsëriten në situat të vështira për Kreun e Qeverisë, apo gjatë proceseve zgjedhore, dhe si një virus janë shpërndarë në pothuajse të gjithë pjesëtarët e Rilindjes.

Së fundmi, duke mos hequr dorë nga vesi i tij, Rama ka zgjedhur të puthë një biznesmen. i shoqëruar nga Erjon Veliaj, që shfaqet i lumtur, duke shkuar për vizitë pranë familjes Belegu në Petrelë, Rama ka puthur në ballë biznesmenin Pëllumb Salillari, i cili duket se ka ndërtuar shtëpinë e kësaj familjeje.

“Ooo, ku je more”, iu drejtua Rama, Salillarit, duke e puthur në ballë.

Salillari është drejtuesi i kompanisë me të njëjtin emër, i cili u vu në akuza publike nga opozita, lidhur me projektin te Unaza e Re.

Kompania në fjalë është akuzuar disa herë për lidhje me qeverinë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Masakrohet” Majko nga komentuesit pas mesazhit të koduar për Kosovën/ “E shite Kosovën për pushtet”!
Next post Tërmeti fashiti gëzimin e festave dhe pakësoi blerjet e traditës në tregje