E çova mamanë në urgjencë, e mbajnë kot 10 orë. Më pas më thanë shkon në Tiranë, i ngrinë gishtat
Florida Xhafa, një qytetare nga Fieri i ka shkruar një letër të ndjerë kryeministrit Edi Rama dhe ministres Ogerta Manisterliu në natën e Krishtlindjeve për të denoncuar shëndetësinë falas.
Letra:
Faleminderit ‘Shtet’, Edi Rama qe me vrave per here te dyte. Faleminderit Shtet qe e cova mamanë time ne urgjencen e Fierit ne oren 2:00 te nates dhe mjekja meqe skishte Neurolog ne vend ta niste me urgjenc ne TR,e mbajti 10 ore ne urgjencen e Fr deri sa te vinte neurologu. Faleminderit Shtet qe e ke len Fierin vetem me nji Neurolog. Faleminderit Shtet qe edhe pas 10 oresh qe erdhi neurologu, tha vetem : duhet nis urgjent ne Tirane sepse ka kalu Hemoragji Cerebrale ne tru. Faleminderit Shtet qe edhe ne urgjencen e Qsut, mamaja ime ndenji ne koridor per 3 ore,e para kishte ardh shum vone nga Fr,dhe dyta sepse nuk kishte krevate me ne neurokirurgji. Faleminderit Shtet qe pasi kaluan 13 ore u detyrova ta coj te Americani qe te fillonte terapin urgjent,ku mu faturua 56.000 mije leke te reja 1 nate ne reanimacion (2muaj rroge). Me thuaj kush duhet burgos i pari nga ju ??!!! Mjekja e Turnit Fier qe e mbajti 10 ore, Neurologu qe erdhi pas 10 oresh, Qsut qe skishte krevat per pacient ne gjendje te rend ,shkoi ne 2 te nates me mpirje gishtat dhe pas 13 oresh perfundoi gjysem trupi e paralizuar. Apo ju si Shtet qe e lini nji qytet te madh me nji Neurolog??? Me thuaj kush mban pergjegjesi nenen time ??? Kush nga keta e meriton burgun ??!!