Besimtarët katolikë dhe ortodoksë festojnë Krishtlindjen! Meshat e mbajtura në katedralet e vendit, Imzot Frendo: Mëkat pasurimi nga tërmeti!

Read Time:1 Minute, 31 Second

Besimtarët e krishterë, katolikë dhe ortodoks në të gjithë botën kanë kremtuar Krishtlindjen. Në mesnatë në Tiranë, u mbajt mesha në katedralen e Shën Palit, ku ishin të pranishëm mijëra besimtarë, të cilët iu lutën Zotit për shëndet, paqe, mirësi dhe dashuri. Ndërsa mesha e ortodoksëve është majtur mëngjesin e sotëm në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe u drejtua nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Gjatë meshës që u mbajt në orët e para të mëngjesit të sotëm, arqipeshkvi Imzot George Frendo përmendi edhe tragjedinë e 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona. Ai theksoi se  solidariteti që treguan shqiptarët për të prekurit pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, tregoi se shqiptarët kanë një zemër të madhe.  Imzot George Frendo kishte edhe një apel për të gjithë ata që po përfitojnë nga ky moment tragjedie, ku u shpreh se është mëkat që të pasurohesh nga kjo tragjedi.

“Për njerëz që në këtë fatkeqësi kërkojnë një vendstrehimi, po rrisnin çmimet e materiale që duhen për ndërtimet, është mëkat i madh, të përfitojnë nga kjo tragjedi për të fituar. U drejtohem atyre që po pasurohen dhe korruptojnë në sajë të tërmetit. U drejtohem me fjalët; qani dhe vajtoni për të këqijat që do vijnë mbi ju”, u shpreh ai. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin, Presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Kishtilindja, një nga festat më të rëndësishme për të krishterët

Krishtlindja një festë fetare Krishtere. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ipeshkvi i Lezhës: Tërmeti nxori në pah varfërinë e Shqipërisë, pati viktima për shkak të abuzimeve
Next post Festat e fundvitit/ Fluks në doganën e Kapshticës,emigrantët kthehen për Krishtlindje