Shkarkimi i Besnik Muçit, Meta shpall kandidatët për Gjykatën Kushtetuese

Read Time:1 Minute, 6 Second

Presidenca ka shpallur ditën e sotme listën e aplikantëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, mbetur pas shkarkimit nga KPA e gjyqtarit Besnik Muçi. Në listë janë 10 aplikantë, të cilët do i referohen tashmë KED, e cila do bëjë vlerësimin verifikimin për secilin sipas ligjit.

Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se:

Pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e parakohshme”, e krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Muçi, procedurë kjo e rishpallur me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:

1. Zoti Altin Binaj
2. Zoti Artan Spahiu
3. Zoti Dedë Kasneci
4. Zoti Eugen Papandile
5. Zoti Gentian Mete
6. Zoti Sergjio Mazreku
7. Zoti Sinan Tafaj
8. Zonja Sonila Bejtja
9. Zoti Shaqir Hasanaj
10. Zonja Zhaklina Peto

Lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar do të përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.

Më 21 Nëntor KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua  më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPK e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Miratohet drafti për amnistinë/ Eltida Gjonaj: 28 gra do të lirohen nga burgu, shpresojmë që Kuvendi të jetë dakord
Next post Kryetari Basha pranë banorëve në Thumanë: Përtej propagandës shteti ka dështuar turpshëm