Miratohet drafti për amnistinë/ Eltida Gjonaj: 28 gra do të lirohen nga burgu, shpresojmë që Kuvendi të jetë dakord

Read Time:1 Minute, 4 Second

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar se është miratuar drafti për amistinë për gratë dhe burrat e burgosur. Nëpërmjet një deklaratë për mediet, ministrja u shpreh se 28 gra do të lirohen nga burgu dhe 28 të tjera do të përfitojnë ulje të dënimit.

“Nga amnistia e miratuar me VKM fitojnë lirinë 28 gra dhe përfitojnë uljen e dënimit 28 të tjera. Nga kjo amnistri përfitojnë shumë burra që vuajnë dënimin e  formës së prerë deri në 2 vjet. Përfitojnë edhe burrat që janë mbi 60 vjeç. Një pjesë tjetër, të dënuar për vepra penale të rënda ose shumë të rënda nuk mund të përfitojnë. Shpresojmë që Kuvendi të jetë dakord me propozimin e qeverisë”, tha Gjonaj.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u aprovua shpërblimin për pensionistët në vlerën e 3 mijë lekëve të reja. Në përfundim të mbledhjes, ministrja Anila Denaj, doli para mediave dhe tha se vendimi është marrë në mbledhje dhe është një premtim i mbajtur nga qeveria. Shpërblimin prej  3 mijë lekësh të reja e përfitojnë 663 mijë pensionistë.

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama deklaroi se donte që në amnisti të përfshiheshin të gjitha gratë e dënuara, por tha se për këtë çështje ka pasur debat pasi ka edhe shumë të dënuara, të cilat kanë vrarë burrat.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Festat e Fundvitit/ Miratohet bonusi prej 3 mijë lekësh, përfitojnë 663 227 pensionistë
Next post Shkarkimi i Besnik Muçit, Meta shpall kandidatët për Gjykatën Kushtetuese