Negociatat 11-javore s’i lëkundin taborët për presidentin

Read Time:1 Minute, 13 Second

Të enjten, kur pritet të mbahet seanca konstituive, do të bëhen 11 javë prejse LVV – LDK-ja kanë nisur negociatat për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Por dy palët e përfshira në bisedimet për formimin e qeverisë së re akoma nuk kanë arritur ta gjejnë një gjuhë të përbashkët sa i përket finalizimit të marrëveshjes, shkruan gazeta “Zëri”.

Partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, LVV-ja dhe LDK-ja, janë barrikaduar me qëndrime të kundërta rreth postit të presidentit.

Ndonëse po ofrohet seanca për konstituimin e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, këto dy subjekte, të cilat janë duke negociuar për bërjen e qeverisë së ardhshme prej më shumë se dy muajsh, ende nuk janë marrë vesh rreth marrëveshjes përfundimtare.

LDK-ja nuk po rresht së kërkuari pozitën e presidentit, kurse Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të mos zmbrapset nga qëndrimi i saj, se kjo pozitë nuk duhet të bëhet pjesë e negociatave të tanishme mes palëve.

Ani pse kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri te mbledhja konstituive, liderët e LVV-LDK-së nuk janë takuar qysh nga e premtja e javës së kaluar për të biseduar rreth tejkalimi të mospajtimeve, shkruan tutje kjo gazetë.

Pavarësisht kësaj, asnjëra prej këtyre dy subjekteve nuk ka njoftuar se kur do të ndodhë tentimi i radhës për ta shembur digën ekzistuese rreth pozitës së shefit të shtetit, ndonëse janë shprehur optimistë se takimi i ardhshëm të ndodhë para 26 dhjetorit. /rtk/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Policia në ‘shërbim të përforcuar’ për festa, plani i masave
Next post “Viti që shembi politikën e Evropës ndaj Ballkanit”, DW: A do të distancohet kryeministri Rama nga BE, që nuk mban fjalën?