Presidenti i Republikës Ilir Meta në studion e syri Tv ka theksuar se do të japë dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias në raportin e 11 tetorit do të shprehet se ai ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipris me anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Patjetër! Këtë merak ke ti? Patjetër, nëse Venecia thotë që unë kam shkelur Kushtetutën unë do të jap dorëheqjen. Unë kam dhënë dorëheqje edhe si kryeministër për më pak se kaq dhe nuk e kam pasur problem. Të thotë Venecia që unë kam shkelur Kushtetutën dhe unë të rri President? Kurrën e kurrës! Sa herë ka thënë Gjykata Kushtetuese që ka pasur ligje të parlamentit apo vendime qeverie në shkelje kushtetuese dhe s’ka ndodhur asgjë” – tha Meta.

Meta theksoi se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e politikës shqipare me çdo lloj forme.