“Nuk jam stereotip i vajzës kukull”, shpërthen keq Alketa Vejsiu: Parazit dixhital kruanit kokën për t’më çorientuar, nuk ia dolët dot

Read Time:3 Minute, 54 Second

Alketa Vejsiu që  prej ditës së djeshme ku nisën polemikat për artisten fituese të Festivalit të Këngës nuk ka reshtur duke bërë  reagime në lidhje me këtë ngjarje që  ka bërë shumë bujë.

Në postimin e fundit Alketa ka shkruar se  pavrarësisht çfarë flitet për të  ajo e ka parë si një   ndër ditët më të bukura të jetës së saj.Thotë se mund të kishte bërë edhe më mirë disa gjëra, por gjithmonë ka hapësirë për mirë.

Mesa duket mes kësaj rrëmuje të krijuar për Festivalin, paska pasur edhe njerëz që e kanë  falenderuar për punën dhe që paskan parë  tek moderimi i Alketës një frymë të re në këtë Festival.

E ndër të tjera ajo ka shtuar  se pavarësisht se është festivali i shqiptarëve, Alketa  e ka thënë troç që ky edicion ishte Festivali i saj.

Postimi i Alketës

“Solle nje fryme te re ne kete Festival”! Ky ishte Festivali i Shqiptarve, por ne kete edicion ishte edhe pak ”Festivali Im” ne sensin e ideve jo te perkatesise! Bashke me nje skuader te papare profesionistesh ndertuam kete projekt te bukur!”– ka  shkruar Alketa

E më pas ajo ka folur edhe me një  gjuhë ofenduese kundrejt ndjekësve dhe qytetarëve shqiptarë.

“Keto kane qene nder ditet me te bukura te jetes time ne ekran!
Mund te kisha bere disa gjera me mire! Disa gjera mund te kishin shkuar me mire!
Gjithmone ka hapsira per me mire! Por kam e kam marre ate kenaqesi te madhe ne nje fraze te perseritur disa here; “Solle nje fryme te re ne kete Festival”! Ky ishte Festivali i Shqiptarve, por ne kete edicion ishte edhe pak ”Festivali Im” ne sensin e ideve jo te perkatesise! Bashke me nje skuader te papare profesionistesh ndertuam kete projekt te bukur! Ne qe dalim ne ekran marrim kenaqesite, por edhe goditjet! Thjesht kam arritur ne nje stad qe ne keto momente lumturie askush s’me lendon dot kaq thjeshte!
Kam qene dhe do te mbetem parimore dhe do te luftoj fort per vlerat permes modelit tim!Kete pune se bej per cmime, trofe brohoritje, e bej sepse zemra me drejton tek gjerat qe dua fort.  Thembren e Akilit se prekni dot! Prezantimi mund te kishte ca gjera me mire, But I Did it! Ne menyren me origjinale dhe te sinqerte. Dhe u argetova shume!
Po, ndersa une realizoja endrren per te cilen kam punuar 20 vjet rresht, disa parazit dixhital kruanin koken per te gjetur ndonje fraze qe do mund te me c’orientonte! Nuk ja dolen dot! Do te mbetem nje entuziaste e jetes! I kam kembet e vendosura fort ne toke, por jam konfidente! Jam e thjeshte, por nuk lejoj askend te kuotoje punen time!
Jam e drejte dhe me integritet dhe nuk merrem me individet por me parimet!
Jam ketu ku jam sepse E MERITOJ! Dhe sme intereson mendimi i atyre qe s’duan ta shohin dhe perqafojne progresin! Festivali suksesin dhe punen e te gjitheve e tregoi me rezultat! Nuk mund te rri pa ju shprehur mirnjohjen time te thelle, perunjesine perpara publikut Me krenari mund te them qe, Po ishte dhe pak Recitali Im sepse une nuk jam stereotip i Vajzes Kukull qe ska cte beje pervecese te perplase qerpiket ne skene!
Ne pritje te realizimit te endrres se rradhes… Deri atehere le te shpresojme qe qielli do te jete i paster dhe me yje si kjo mbremje sonte ne Tirane”-ka shkruar Alketa.

Por kujtojmë që moderatorja për të dytën herë po kthehet me një gjuhë shumë ofenduese ndaj mediave që e kritikuan për përdorim nga ana e këtij Festivali që të perbushte ëndrrat që ajo kishte.

Pas fitores së këtij festivali, Arilena Ara u shpreh se ndihet shumë e lumtur për çmimin dhe theksoi se ka shumë respekt për Elvana Gjatën. Nuk mungoi edhe një reagim i Alekta Vejsiut, e cila ishte edhe një nga organizatorët e këtij festivali. Në një status në Instastory, Vejsiu publikoi peticionin, ku kërkohet që çmimi i madh t’i jepet Elvana Gjatës dhe që të jetë pikërisht ajo që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Kështu ajo pranoi hapur se  se ka patur manipulime në ndarjen e çmimeve.

Dy ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë. Kjo ndarje ka hapur shumë polemika.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Moti i keq në vend/ Dëmtohen anijet e peshkimit në Vlorë, Radhimë e Orikum
Next post Festat e fundvitit/ Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, 5532 persona hynë në tokën shqiptare në 24 orët e fundit