Arrestohet Aleksandër Gjoka, policia jep detaje

Read Time:45 Second

Policia ka dhënën detaje të tjera rreth arrestimit të këngëtarit të njohur Aleksandër Gjoka.

Sipas policisë këngëtari 60-vjeçar u arrestua pak pas mesnatës në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet” në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë.Sponsored by Revcontent

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore  rezultoi se  ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” .

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Aeroporti i Vlorës si do ndryshojë zona përreth me resorte, porte e kantina vere
Next post Kaba: Arrestimi i Aleksandër Gjokës, hakmarrje primitive e rilindasve komunistë!