Në pranverë, kantieri për Kampusin e madh Universitar të Tiranës
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, “në pranverë do të jemi në kantier për Kampusin e madh Universitar të Tiranës, që do të përfshijë ish-Qytetin Studenti, Akademinë e re të Sigurisë dhe Akademinë e Arteve.
Duke folur në një komunikim me medien pas mbledhjes vjetore të kabinetit qeveritar, Kryeministri theksoi se, “do të vijojmë punën me Paktin për Universitetin. Ka nisur procedura dhe në pranverë besoj do të jemi në kantier për Kampusin e madh Universitar të Tiranës, që do të përfshijë ish-Qytetin Studenti, Akademinë e re të Sigurisë dhe Akademinë e Arteve”.
Pra, theksoi Rama, “në rastin e Akademisë së Sigurisë do të ketë një rindërtim të rëndësishëm, ku do të përfshihet edhe laboratori i ri shkencor që do të jetë një risi e e rëndësishme për punën e Policisë së Shtetit, por edhe për vetë Akademinë”.
Ndërsa, vijoi Kryeministri, “në kompleksin ekzistues të Akademisë së Arteve do të rindërtojmë nga e para të gjithë pjesën e rindërtuar pas periudhës italiane”. /ata/
Me Shume
Berisha: Rama fali 1.5 milionë metra katrorë truall në Durrës, për të ndërtuar “Dubai City-n, Rama-Emar”
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediet për të denoncuar një tjetër aferë sicc...
Lerini flamujt e shteteve të tjera se i mbrojnë vetë ata
Flamujt e huaj, që kur nuk vendosen në mënyrë protokollare, janë thjesht leckë pa asnjë vlerë. Edhe në këtë rast...
“Rama injoroi planin e financuar nga BE dhe i dha 22 milionë euro Gugalljes”- Këlliçi ngre 5 pyetjet e radhës për inceneratorët
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Në një dalje për mediat nga selia blu,...
Plagosja e inspektorit të IMT, Veliaj: Dënim maksimal për kriminelin që ngriti dorën ndaj punonjësve të shtetit
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë sot në Tiranë ku një punonjës i IMT u...
Manjani: Deri në fund të shtatorit opozita duhet të ketë gati kandidatët për zgjedhjet lokale
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv aksionin opozitar dhe aksionin anti-opozitar të qeverisë....
I përfshirë në trafik droge me Habilajt, arrestohet ish-shefi i Policisë.
Sokol Bode, ish-shefi i Policisë së Dhërmiut është arrestuar këtë mbrëmje në Berat dhe po dërgohet drejt Tiranës. Ai është...