Bimbash Efendiu dhe hapja e negociatave!

Read Time:3 Minute, 20 Second

Në bazë të cilave arritje, kërkon të hapësh negociatat për antarësim në Tetor, Bimbash Efendi?

Është e kotë të përsërisësh faktet që fliten çdo ditë, për dëmet që zotrote po i shkakton këtij vëndi, por nuk mund të mos reagosh kur të sheh ty Bimbash Efendi me atë bllok zhgaravinash në dorë, që shkon dhe përfaqëson popullin Shqiptar në Gjermani, përballë shtetarëve të atij vendi mik dhe thelbësor për ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Përpara se të niseshe drejt Gjermanisë, a u konsultove me Elisën dhe Taulant “diarrenë” se çfarë luku duhet të zgjidhje, cilin karagjozllëk duhet të shpalosje dhe cilat përralla do të duhej të kuvendoje? Në fakt konsultat me ta, i ke si mishi me thoin që kur goditet njëri dhëmb tjetri! Nuk shpjegohet ndryshe, gatishmëria e tyre për të helmatisur mediat edhe kur e shohin karagjozllëkun tënd jo vetëm Kombëtar por edhe Ndërkombëtar, tipik ushtarë të tu kamikazë deri në vetshkatërrim të dinjitetit të tyre dhe pshurrje të vetvetes dhe karrjerës së tyre politike!

Po si nuk tu ngrys ndërgjegjia, që shkove paraqite përballë Kancelares Gjermane, bllokun tënd të talljes me Shqiptarët të quajtur “Edi Rama Work”! Ato ishin punët që të detyron pozicioni që mban, ti paraqesësh Kancelares si arritje, apo punët që të detyron mandati që të ka besuar sovrani?

Mirë ti që kaq di dhe kaq bën, se të ka katapultuar Soros të bësh atë që nuk ke ditur kurrë ta bësh, shtetarin e përgjegjshëm dhe të preokupuar për ecurinë dhe prosperitetin e vëndit të tij, po as Soreca nuk të këshilloi të shtiresh sikur ke bërë vërtet përpjekje për të hapur negociatat? Ky zotëria Soreka edhe pas kësaj shfaqje cirku, reagon sikur të përballet me një normalitet! Ky Soreca jeton së bashku me ty në një Univers paralel, se s’ka si shpjegohet ndryshe që ky Eurokrat nuk komenton kurrë publikisht në media përballë publikut Shqiptar, mega skandalet e përditshme të narkoshtetit tënd, që ti me Habilajt, Bilalajt, Bajrat, Shullazët e tu keni ngritur si bunker mbi Shqiptarët!

E lëmë Sorecën Bimbash Efendi dhe rikthehemi te ty! Tregoju publikisht Shqiptarëve, se çfarë arritje i paraqite Kancelares Merkel (përveç bllokut të zhgarravinave), në mënyrë që të meritojmë hapjen e nogociatave? Tetori erdhi, na trego se ku jemi me zbatimin e reformës zgjedhore? Çfarë progresi kemi bërë në kuadrin e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, në afrimin e investimeve të huaja? Asgjë? Si asgjë, nul fare? S’ka mundësi Bimbash Efendi, Vezirët e oborrit tënd Perandorak po na shurrdhojnë çdo ditë, se si ecuria e Rilindjes në këto drejtime është magjepsëse, njësoj siç ishe ti magjepsës për Parisin, a e mban mënd si propagandoheshe zotrote nëpër ekranet tona? Po kujt i duhet kjo tashmë, tabloja jote me çmënduri tashmë shkoi në Berlin, ajo është puna dhe arritja jote e madhe…

Lidhi qentë e zagarrët e Rlindjes që lehin për ndonjë kockë, se nuk kanë borxh as fëmija e as pleqnia e vëndit të mbingarkohen me energji negative, që jashtënxjerrin nga goja çdo ditë këta katërkëmbësha sahanlëpirës! Caktoju ndonjë punë se mbase janë të aftë ta bëjnë, mjaft më me sharlatanizma e mediokritete, nëse i ke të paaftë minimalisht bëji të heshtin se as skandaleve tuaja të përditshme nuk do të munden tju vënë kapak, duke jashtënxjerrë dokrra për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik!

Zbrit urgjent nga ai dimension dhe shmang overdozën Bimbash Efendi, gjej zgjidhje për Shqiptarët përpara 13 Tetorit dhe hiqi një brisk mjekrës me këtë rast, se nuk të shkon ty luku i babait të Kombit Ismail Qemal Vlorës! Ti je unikal mbi këtë truall, jo si kallëp, por si personazh, që do të mbahesh mënd gjatë ndër histori si Kryeministri më i pa përgjegjshëm i të gjitha kohërave!

Në ditët në vijim presim të na shpjegosh publikisht, cilat janë arritjet dhe punët e tua për çeljen e negociatave në Tetor, në rast të kundërt, harram bollëku që të bëri peshqesh ky popull që lëngon nga pamundësia Bimbash Efendi, harram…harram…!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post NOVA Media / Histori
Next post “THE BEST” SHOW – Shtator/13/2019 live from SH.B.A