“Shuplaka” e Krastës për Ramën: Çfarë na kujton kjo nënë kosovare
Gazetari Adi Krasta publikoi një koment në faqen e tij në FB, ndërkohë që në Shqipëri dhe Kosovë është ndezur zemërimi ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili po shfaqet publikisht me presidentin serb çdo muaj për të promovuar nisma kontroverse dhe përjashtuese për Kosovën.
“Asgje nuk ka ndryshuar për në shqiptarët për mënyrën sesi na shohin e trajtojnë sot e gjithë jetën tonë të vështirë e të sulmuar.
Na mungon një Doktrinë e Bashkuar e Mbrojtjes Kombëtare. Në vend të saj gjithëfarëlloj njerëzish të rastësishëm që nuk e njohin historinë ose e harrojnë atë, nuk i rezistojnë dot tundimit për të bërë faje, gabime e gafa. Ata kanë si kartë justifikuese “Banalitetin e të Keqes”.
Nana gjakovare Ferdonije Qerkezi, e cila ka humbur të gjithë familjen në luftën me forcat ushtarake dhe pushtetin serb, na kujton se sa shpejt mundemi të gabojmë dhe çfarë çmimi na duhet të paguajmë,” shkruan ai.
Krasta poston edhe foton e Ferdonije Qerkezit, e cila humbi familjen e saj gjatë luftës në Kosovë: bashkëshortin Halimin dhe djemtë Artanin dhe Edmondin.
“Të dy djemtë i kam martuar për një ditë. Nuset e tyre kanë pritur për pesë vjet e gjysmë që burrat e tyre të kthehen në shtëpi”, thotë ajo e pikëlluar.
Me Shume
Berisha: Rama fali 1.5 milionë metra katrorë truall në Durrës, për të ndërtuar “Dubai City-n, Rama-Emar”
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediet për të denoncuar një tjetër aferë sicc...
Lerini flamujt e shteteve të tjera se i mbrojnë vetë ata
Flamujt e huaj, që kur nuk vendosen në mënyrë protokollare, janë thjesht leckë pa asnjë vlerë. Edhe në këtë rast...
“Rama injoroi planin e financuar nga BE dhe i dha 22 milionë euro Gugalljes”- Këlliçi ngre 5 pyetjet e radhës për inceneratorët
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Në një dalje për mediat nga selia blu,...
Plagosja e inspektorit të IMT, Veliaj: Dënim maksimal për kriminelin që ngriti dorën ndaj punonjësve të shtetit
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë sot në Tiranë ku një punonjës i IMT u...
Manjani: Deri në fund të shtatorit opozita duhet të ketë gati kandidatët për zgjedhjet lokale
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv aksionin opozitar dhe aksionin anti-opozitar të qeverisë....
I përfshirë në trafik droge me Habilajt, arrestohet ish-shefi i Policisë.
Sokol Bode, ish-shefi i Policisë së Dhërmiut është arrestuar këtë mbrëmje në Berat dhe po dërgohet drejt Tiranës. Ai është...