Presione nga Gjermania për anulimin e 30 qershorit? Ja çfarë thotë Meta

Read Time:43 Second

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë nëse ka pasur presione të jashtme për anulimin 30 qershorit.

Meta tha se nuk është presionuar nga askush as nga faktorë të jashtëm dhe as të brendshëm, por ka zbatuar vetëm ligjin dhe kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

“Së pari, e kam bërë të qartë, unë nuk trysnohem as brenda dhe as jashtë, as nga fuqi madhore bërthamore përveçse nga përgjegjësitë që kam si President i Republikës përpara shqiptarëve. Nuk ka asnjë lidhje me asnjë faktor të huaj. Ka lidhje vetëm me situatën në të cilën ishte vendi. Jemi një vend që duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Ku garantimi i zgjedhjeve të lira është një kusht i panegociueueshëm. Edhe pa këtë raport të OSBE kishim problem. Kishim problem me dosjet që kishim prej vitesh ku nuk është marrë asnjë hetim serioz”, tha Meta.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Charles Darwin nuk ka qenë biolog…!?
Next post Negociatat, vija e kuqe e Europës për Ramën