Braimllari: Minishengeni Ballkanik nxit konflikte

Read Time:57 Second

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari në Vizion Plus

Mini shengeni Ballkanik pa Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është një sipërmarrje e gabuar e cila nxit konflikt. Është e pafalshme nga ana e qeverisë shqiptare dhe kryeministrit që nuk është konsultuar me qeverinë e Kosovës për këtë sipërmarrje e cila në këto kushte rëndon drejtpërdrejt mbi interesin e Kosovës. Veprimet e kryeministrit janë anti-kombëtare dhe aspak në shërbim të një kauze e cila sjell mirëqenie ekonomike dhe stabilitet për vendin por dhe për rajonin sepse ky takim është bërë në kushtet e mungesës së transparencës. Sidomos pas komunikimit të Vuçiç për ta quajtur trillim dhe duke fyer viktimat e pafajshme të masakrës së Reçakut, Edi Rama qeveria Shqiptare sot duhet t’i kishin dhënë përgjigjen e merituar duke mos e zhvilluar një takim të tillë në Shqipëri. Përpjekje të tilla të cilat nuk kanë të bëjnë me stabilitetin e vendit dhe të rajonit sepse po të ishte ndryshe në tavolinë do ishte dhe Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor shkon kundër interesave të Bashkimit Europian dhe të partnerit tonë strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Përmbytje dhe shira të dendur, ARRSh-ja qetëson shqiptarët: Po bëhet pastrimi i rrugëve, gjithçka do i kthehet normalitetit
Next post S’ndalen shirat në vend, lumi Ishëm del nga shtrati dhe përmbyt dhjetëra hektarë tokë në Mallkuç, banesat rrethohen nga uji