“Mini-Shengeni Ballkanik”, Eksperti amerikan: Vuçiç kërkon të izolojë Kosovën, Rama po dëmton interesat e saj

Read Time:1 Minute, 16 Second

Profesori amerikan Edward Joseph, njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit, në një intervistë për “Bugajski Hours” në RTK, ka folur së fundi për marrdhënien mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas samitit të 3-të të Mini-Shengenit Ballkanik. Sipas ekspertit amerikan, çdo ekuacion në Ballkan që nuk ka Kosovën brenda saj përkthehet në izolim për të.

Deklarata:

GazetariT’ju pyes, çfarë është kjo marrëdhënia e kohëpaskohshme me Ramën, çfarë po ndodh prapa skenave mes tyre?

Joseph:Besoj se kjo pyetje zgjon shumë më shumë interesim kur bëhet në raportin me Edi Ramën, se sa nëse bëhet në lidhje me Vuçiçin. Tek Vuçiç është e qartë: të izolojë Kosovën. Pra, nëse Beogradi mund të kultivojë raporte më të afërta me Tiranën si dhe Kosova nuk është pjesë e atij ekuacioni, atëherë kemi izolim të Kosovës. Pra nga këndvështrimi i Beogradit është një taktikë e qartë. Pyetja reale është, pse e bën Rama këtë dhe si strukturat politike në Shqipëri e lejojnë Ramën, që të veprojë në atë mënyrë që të dëmton interesat e Kosovës, kjo është pyetja e duhur.

Dje në Tiranë u zhvillua  takimi i tretë i Mini-ShengenitPërveç Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë ka marrë pjesë dhe Mali i Zi. Liderët pjesëmarrën në konferencë  ftuan  sërishKosovën të marrë pjesë. Rama u tregua i ashpër dhe tha se Kosova është përjashtuar vetë. Haradinaj iu kundërpërgjigj me ironi nga Kosova, ku theksoi se me rëndësi është rruga europiane e Kosovës. Nuk munguan as protestat kundër Vuçiç.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Reshje intesive shiu, Zonat që rrezikohen të përmbyten, lumenjtë që mund të dalin nga shtrati
Next post Konfliktet më të shpeshta të shqiptarëve, që po zgjidhen me ndërmjetësim