Atentati ndaj prokurorit në Vlorë, Anëtari i KLP: Jemi në krah të mbrojtjes dhe familjes së Kulicit. Policia: Ngjarja ka të bëjë me detyrën

Read Time:1 Minute, 21 Second

Tartar Bazaj, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka reaguar në lidhje me atentatin që iu bë prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçit. Bazaj tha se kjo është një ngjarje shumë e rëndë, duke shtuar se policia e shtetit është vënë në lëvizje dhe se dhe shumë shpejt do të dalë me rezultate konkrete.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është në mbledhje në këto momente që po flasim. Në një mbledhje urgjente lidhur me një ngjarje, një ngjarje shumë e rëndë. Jemi në krah të prokurorit. Policia e shtetit është vënë në lëvizje për këtë problem dhe shumë shpejt do të dalë me rezultate konkrete. Policia e shtetit i ka marrë detyrat dhe paralelisht ka dalë me vendime përkatëse, por gjithsesi dhe KLP ka aksesin e vet për të dalë me vendim përkatës për të dalë në mbrojtje të prokurorit, jetës, familjarëve të tyre dhe të pronës”, u shpreh Bazaj.

Ndërsa, drejtori i policisë së Vlorës u shpreh se ngjarja ka të bëjë me detyrën e prokurorit.

Kanë avancuar jetimet? Jemi duke punuar, kemi disa pista hetimi dhe shpresojmë të dalim në një konkluzion shumë shpejt.  

Pista me çështjen e pronave? Deri tani na rezulton se ngjarja ka të bëjë me detyrën e prokurorit. Disa dëshmitarë të largët u pyetën, janë marrë të gjitha kamerat e sigurisë.

Një atentat ka ndodhur gjatë natës në Vlorë. Në orën 03:30 pas mesante ka shpërthyer makina e prokurorit Albert Kuliçi. Sipas informacioneve mësohet se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin e vendosjes së tritolit, i cili ka vepruar në 30 sekonda.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Mashtrues klasik”, Rama s’përmbahet ndaj Haradinajt: I paditur a gënjeshtar, s’kam ndërmend ta…
Next post Samiti i Shengenit/ S’kanë faj qytetarët, politikanët bëjnë shqiponja me gishtat e njëjtë që nënshkruajnë marrëveshje antishqiptare