“Dje isha hero, sot tradhëtar”/ Rama flet për Kosovën: Bëj detyrën time, s’ka nevojë për garë kush pjell më shumë teori konspiracioni

Read Time:2 Minute, 12 Second

Kryeministri Edi Rama sot ka folur sërish për mediat pas konferencës së përbashkët me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, Presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviç, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Para gazetarëve Rama tha se Kosova është në gabim, dhe se vendi i saj është krah Shqipërisë në nismën e mbështetur nga miqtë më të rëndësishëm ndërkombëtare, SHBA, BE, që sipas Ramës janë të shqetësuar nga refuzimi i Kosovës për të marrë pjesë në tryezën e Samitit të Shengenit Ballkanik.

“Dje isha hero kur kërkova njohjen e Kosovës nga Serbia në Beograd, unë nuk jam as hero as tradhtar. Çfarë do thoni kur Kosova të vijë nesër në këtë tryezë, që i harruan krimet, nuk më rezulton që deri dje Serbia i kishte kërkuar falje Kosovës apo e kishte njohur Kosovën, kjo zhurmë e madhe është rezultat i atyre që duhet ta drejtojnë Kosovën drejt së ardhmes, por sot janë në një rreth vicioz që nuk e ndihmon të ardhmen. Unë nuk jam në asnjë mbrojtje, unë kam reaguar dhe do reagoj ndaj atyre që mbushin rrjetet sociale me sharje, me fyerje, me damka, që s’kanë asnjë lidhje me mua, por unë jam këtu për të çuar përpara idenë time, që nuk është një ide e pa përkrahur nga askush, por është e përkrahur me të gjithë. Jeni gabim vëllezër, jeni shumë gabim. Kosova nuk ka nevojë për një garë të brendshme se kush izolohet më shumë, apo kush shpik më shumë formula zhvillimi ekonomik që nuk qëndrojnë as në qiell as në tokë. Kosova duhet të qëndrojë afër Shqipërisë dhe miqve, që janë SHBA dhe BE, dhe të mos kthejë vizion e së ardhmes në një luftë politike të ditës. Kush fitoi nga tarifa 100%? Kush fitoi?. Unë jam takuar me presidentin Thaçi, takohem dhe flas, unë nuk kam përgjegjësi detyruese apo urdhëruese, unë jap sugjerimin tim. Jam 100% me të drejtën, se nëse nuk do të isha, të paktën një nga vendet mike, do të thoshte kjo nuk është ide e mirë. BE, Gjermani Franca SHBA, janë të trishtuara që Kosova nuk është pjesë”, deklaroi Rama.  

Sot në Tiranë është mbajtur takimi i tretë i Mini-Shengenit. Në takim ka marrë pjesë dhe Mali i Zi dhe tashmë janë katër vende që e përkrahin këtë nismë. Liderët zhvilluan një viztë në Durrës dhe panë nga afër dëmet e tërmetit. Zaev, Vuçit dhe Gjukanoviç premtuar se do ndihmojnë Shqipërinë dhe thanë se Mini-Shengeni do rrisë ekonomitë e vendeve. Ndërkohë, Rama ka folur për Kosovën dhe tha se është përjashtuar vetë dhe liderët po e fusin në një rrugë qorre.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Shengeni Ballkanik, Rama ofendoi Haradinajn, reagon Basha: Dënoj sulmin rrugaçëror, akt antishqiptarizmi, kërkoj ndjesë…
Next post “Mashtrues klasik”, Rama s’përmbahet ndaj Haradinajt: I paditur a gënjeshtar, s’kam ndërmend ta…