Vetëvendosje: Shqiptarët nuk i mirëpresin kriminielët e luftës, Serbia është përpjekur të mbjellë përçarje midis nesh

Read Time:2 Minute, 33 Second

TIRANË-Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Shqipëri ka reaguar sërish lidhur me vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Shqipëri. Përmes një postimi në “Facebook”, VV shprehet se shqiptarët nuk i mirëpresin kriminielët e luftës. Sipas tyre ky projekt kundërshtohet me të drejtë njëzëri në Kosovë nga të gjitha forcat politike. Aktivistë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Postimi i plotë i VV:

Shqiptarët nuk i mirëpresin kriminielët e luftës!

Vizita në Shqipëri e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u prit me një aksion protestues, ashtu siç i takon të pritet një kriminel lufte që vjen të pozojë si bamirës. E gjithë kjo farsë dhe padrejtësi po i mundësohet Vuçiçit nga qeveria Rama, që është hedhur me nguti të madhe në projektin e mini-Schengenit. Ky projekt kundërshtohet me të drejtë njëzëri në Kosovë nga të gjitha forcat politike. Aktivistë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri dhe qytetarë u bënë bashkë në parkun përball “Hotel Rognerit” në Tiranë, aty ku Vuçiç filloi takimin e tij të parë me Ramën, për të reaguar kundër qëndrimeve dhe politikave të Serbisë, si dhe kundër projektit anti-kombëtar të mini-Schengenit. Për këtë projekt, nuk janë pyetur qytetarët, por ai po shtyhet përpara në favor të importuesve të mëdhenj nga Serbia, si krye oligarku Samir Mane. Mini-Schengeni rrit pabarazinë mes shteteve të rajonit, ashtu siç rrit edhe pabarazinë brenda Shqipërisë, duke goditur prodhimin vendas dhe punësimin, e duke rritur varfërinë.

Prandaj, parku përball “Hotel Rogner” u kthye në një vend proteste, mbushur me parrulla që tregojnë të vërtetën mbi të kaluarën kriminale të Serbisë, dhe të tashmen e saj agresive ndaj shqiptarëve. Gjatë këtij aksioni, ndër të tjera, aktivistët krijuan një instalacion të atypëratyshëm duke vendosur në park parrulla të cilat tregonin fakte të krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe deklarata raciste të qeveritarëve të Serbisë, bashkë me qëndrimet për mosnjohjen e Kosovës.

Historikisht Serbia është përpjekur të mbjellë përçarje te shqiptarët, duke pretenduar se “shqiptarë të këqinj” janë ata që në Kosovë kanë kundërshtuar sundimin dhe hegjemoninë serbe, ndërsa ajo nuk ka probleme me “shqiptarët e mirë” të Shqipërisë që i vinë pas avazit. Rama po paraqitet para Vuçiçit si shqiptar i mirë për Serbinë. Aksioni protestues dëshmoi se shqiptarët dinë të protestojnë për ta refuzuar përçarjen kombëtare që shtynë Serbia në bashkëpunim me ata pushtetarë shqiptarë që ndjekin axhendën e saj.  

Plani për ta paraqitur Vuçiçin si bamirës të njerëzve të prekur nga tërmeti në Shqipëri u diskreditua një herë e mirë. Projekti i mini-Schengenit do të dështojë, ashtu siç dështoi edhe projekti për copëtimin e Kosovës, sepse protestat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, deri sa të vendoset drejtësi. Kemi nevojë për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë, e jo për një neojugosllavi.

Tiranë, 20 dhjetor 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

Vuçiç erdhi pasditen e djeshme në Tiranë bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Samitit të Tretë të Minishengenit Ballkanik. Ai u prit me protesta nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët e konsiderojnë një tradhëti këtë nismë pa pjesëmarrjen e Kosovës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Takimi i 3-të për përshpejtimin e “Katër lirive të BE-së”/ Liderët e Ballkanit pranë familjeve të akomoduara në hotel pas tërmetit
Next post “Kosova, zemra e Shqipërisë”, “Rama ik”, “Edvin tradhtar”, protestuesit shpërthejnë në thirrje para Kryeministrisë, forca të shumta policie