Takimi i 3-të për përshpejtimin e “Katër lirive të BE-së”/ Liderët e Ballkanit pranë familjeve të akomoduara në hotel pas tërmetit

Read Time:1 Minute, 17 Second

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanoviç vizituan sot banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Golem, Durrës.

Të shoqëruar nga Kryeministri Edi Rama, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, takuan banorët e prekur nga tërmeti në hotel “Harmonia”, në Golem ku janë akomoduar 250 persona, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti.

Banorët e akomoduar në këtë hotel i shprehën mirënjohjen Kryeministrit Rama për kujdesin e treguar ndaj tyre, pas tërmetit.

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, tha se “në këtë hotel prej shumë ditësh janë të akomoduar rreth 250 persona, po përpiqeni tu qëndrojmë pranë dhe shumica prej tyre kanë fituar edhe bonusin e qirasë””.

Banorët shprehen të kënaqur për kujdesin e treguar nga Qeveria, për të gjitha moshat që nga fëmijët deri tek të moshuarit.

“Jemi të kënaqur sikur po i kalojmë të gjitha dhimbjet që i kemi kaluar si pasojë e tërmetit”, shprehet një prej tyre.

Vuçiç, Zaev dhe Djukanoviç ndodhen në Tiranë në kuadër të takimit të tretë rajonal për thellimin e bashkëpunimit për përshpejtimin e “Katër lirive të BE-së”.

Ky takim është në vijim të dy takimeve të mëparshme të këtij niveli, të zhvilluara në Novi Sad, Serbi dhe në Ohër, Maqedoni e Veriut, ku morën pjesë liderë dhe përfaqësues të lartë shtetërorë, të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve europiane.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Çuçi në Ishëm: Rindërtimi fillon me shkollat dhe qendrat shëndetësore
Next post Vetëvendosje: Shqiptarët nuk i mirëpresin kriminielët e luftës, Serbia është përpjekur të mbjellë përçarje midis nesh