Zbardhet biseda e Metës me Soros, Presidenti: Ishin ata që kërkuan takim, Alexi nuk erdhi vetëm

Read Time:1 Minute, 14 Second

Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi Presidenti Ilir Meta me djalin e filantropit George Soros, Alexander Soros.

Në një reagim zyrtar, Blushi shkruan se takimi është bërë me këkesë të Fondacionit “Shoqëria e Hapur” dhe se djali i SOROS ka qenë i shoqëruar bashkë me Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, z.Andi Dobrushi.

Ndër të tjera, zëdhënësi i Presidencës bën me dije se Meta e ka njohur Sorosin me me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti në një takim me kërkesë të tyre Zëvendëspresidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, z.Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, z.Andi Dobrushi.

Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut,”- thuhet në reagimin e Presidencës.

Ilir Meta priti sot në zyrë z/Presidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, z.Aleksandër Soros. Takimi u zhvillua larg kamerave në zyrën e Presidentit

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Shoqata Shqiptare e Bankave jep 200 mijë euro në ndihmë të pasojave të tërmetit
Next post Tirana në shtetrrethim, Vuçiç ndalon qarkullimin e mjeteve, nuk lejohen as biçikletat