Wed. Apr 14th, 2021

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka shpërndarë aktivistët e saj që po prostonin kundër Minishengenit Ballkanik dhe prezencës së Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Me megafon në dorë, drejtuesi ekzekutiv i kësaj lëvizjeje në Tiranë, Bojken Abazi u shpreh se kjo protest nuk është e fundit dhe se do të vazhdojnë sërish me lëvizjen e tyre.

“Do vijë dita! Vetëvendosja nuk e përfundon këtu këtë protest. Vuçiç erdhi si mi dhe iku si mi, sepse nuke p amë se kur u fut dhe kur doli nga hoteli. Le të shpërndahemi sot këtu, për t’u rikthyer sërish,”- tha ndër të tjera Abazi.Aktivistët lanë në shenjë simbolike pankartat që mbanin në duar me thirrjet e tyre.

Vetëvendosja zhvilloi pasditen e sotme një protestë përballë hotelit ku po zhvillohej takimi për Samitin e tretë të Minishengenit Ballkanik, mes kryeministrit Edi Rama, kryeminsitrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Ata e konsiderojnë një tradhëti prezencën e Vuçiç në Tiranë, ndërkohë që nga ana tjetër Kosova nuk e ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e MiniShengenit Ballkanik, pasi Serbia nuk e njohu masakrën e Reçakut.

error: Content is protected !!