10 atraksionet më të vizituara në botë

Read Time:2 Minute, 53 Second

Kush është mësuar të udhëtojë në mënyrë të zgjuar, e di fare mirë se për të vizituar muzetë, mununetet historike dhe atraksione të tjera turistike duhet të prenotsh që përapra, mbi të gjitha kur numri i vizitorëve për nëj atraksion të caktuar është i limituar. TripAdvisor ka publikuar një listë me 10 prej atraksioneve më të vizituara në botë. Ja se cilat janë ato:

1. Koloseu, Romë, Itali

Në vend të parë si atraksioni turistik më i vizituar në botë për 2019, renditet Koloseu i Romës, i ndërtuar në shekullin e I-rë pas Krishtit dhe që mirëpret mbi 50 mijë vizitorë në ditë.

2. Muzeu i Luvrit, Paris, Francë

Është padyshim një prej muzeve më të famshëm në botë, i njohur për koleksionin e tij të pasur të veprave të artit, por mbi të gjitha edhe për linjat e tij të veçanta arkitektonike.

3. Muzeu i Vatikanit, Vatikan

Në vend të tretë renditet Muzeu i Vatikanit që ndodhet në shtetin e Vatikanit. Turistët këshillojë se nëse doni ta vizitoni një atraksion të tillë, jo vetëm që duhet të rezervoni disa ditë (ose edhe jave) përpara, por mbi të gjithë të tregoheni të kujdesshëm për oranin që zgjidhni ta vizitoni, i cili nuk duhet të jetë kurrësesi ai me nurmin më të lartë të tursitëve, sepse mund të rrezikoni edhe që mos ta shikoni fare muzeun si pasojë e një mbingarkese të tillë.

4. Statuja e Lirë, Nju Jork, SH.B.A

Statuja e Lirisë nuk është vetëm një prej statujave më përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe një simbol ndërkombëtar i demokracisë.

5. Kulla Eifel, Paris, Francë

Rreth 312 metra e lartë, Kulla Eifel në Paris është një prej atraksioneve më të vizituara, jo vetëm të Francës për të të gjithë kontinentin Europian. Magjia që ajo të fal është e njetë si ditën ashtu edhe natën.

6. Sagrada Familia, Barcelonë, Spanjë

Kisha gjigande, Sagrada Familia, e gjeniut katalanas, Antoni Gaudí, është padyshim një prej atraksioneve që nuk mund të lihet pa u vizituar nëse shkoni në Barcelonë. Ndërsa në renditjen e atraksioneve më të vizituara në botë të kryer nga TripAdvisor, ajo renditet në vendin e gjashtë.

7. Lagjia franceze, Nju Orleans, Sh.B.A

Në zemër të Nju Orleans, Amerikë, ndodhet Lagjia Franceze, vendi ideal për të zbuluar autenticitetin e këtij qyteti dhe gjithashtu për të zbuluar edhe jetën e natës. Nëse prenotoni një tur me guidë do ta keni më të lehtë për ta vizituar këtë atraksion që renditet në vend të shtatë.

8. Shtëpia e Anna Frank, Amsterdam, Hollandë

Shtëpia e Anna Frank në Amsterdam të Hollandës është një prej atraksioneve që të fal shumë emocion. Për të njohur më mirë kontekstin historik të kësaj epoke, këshillohet një tur në këmbë në të gjithë lagjen hebre.

9. Skydeck Çikago – Kullat Willis, Çikago, SH.B.A

Udhëtimi në Çikago nuk mund të quhet i plotë nëse ju nuk vizitoni katin e fundit të një prej kullave më të larta që ndodhen në këtë qytet. Sigurisht nëse nuk vuani nga lartësitë. Për ata që duan të shijojnë akoma më shumë panoramën marramendëse, këshillohet të konsumojnë një darkë në Skydeck.

10. Sheshi San Marko, Venecia, Itali

Salloni më i bukur i Europës, kështu e etiketonte Napoleone, Sheshin San Marko, gurin e çmuar në zemër të Venecias. Vizitorët këshillojë që të nëse doni të keni të gjithë sheshin në pëllëmbën tuaj të dorës, duhet të hipni në kullën e lartë që ndodhet aty.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Qeveria faturon dështimin në grumbullimin e të ardhurave tek investimet, 133 mln euro më pak në 11 mujor
Next post Përqafimi i bebeve nga prindërit ndikon në zhvillimin mendor të tyre