Zgjedhjet në Kosovë, BE dërgon mision vëzhgues

Read Time:42 Second


Bashkimi Evropian ka vendosur të dërgojë mision vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që mbahen më 6 tetor.

Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini, emëroi Viola von Cramon-Taubadelin shefe të këtij misioni.

Mogherini tha se ky hap riafirmon përkushtimin e vazhdueshëm të BE-së për të mbështetur proceset demokratike në Kosovë.

“Të gjitha palët dhe komunitetet e interesuara duhet të jenë të angazhuara në këtë proces dhe të kontribuojnë në të ardhmen e Kosovës. Këto zgjedhje zhvillohen në një moment të rëndësishëm për Kosovën, e cila duhet të bëjë përparim në rrugën evropiane, si në reforma, ashtu edhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha Mogherini.

Vendimi i BE-së për të dërguar mision monitorimi vjen pas thirrjes së bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tek institucionet e Brukselit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post FALLSIFIKOHET Firma e autorit te projektit te unazes. (Audio)
Next post 9 arsye pse fëmijët nuk kanë nevojë për rrjetet sociale