Basha hap dyert e PD-së: Pres këdo që kundërshton Ramën, duhen zgjedhje sa më shpejt

Read Time:1 Minute, 50 Second

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme një mbledhje në Kryesinë e PD-së në selinë blu. Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se gjatë mbledhjes është diskutuar rreth situatës pas tërmetit, për miratimin e paketës anti-shpifje edhe për dënimin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji me një vit burg nga Gjykata për dosjen “Babale”.

Të njëjtat burime theksojnë se Basha ka kundërshtuar paketën anti-shpifje duke pretenduar se po kërkon që t’u mbyllë gojën mediave pasi po i nxjerrin në pah abuzimet e tij. Më pas kreu i PD-së, theksoi se gjendja ekonomike e kriza politike është rënduar pas tërmetit pasi qeveria nuk ka ditur që ta menaxhojë situatën.

Sipas kreut të PD-së, dënimi i Salianjit tregon se si po e përdor Rama drejtësinë në Shqipëri.

Është momenti që të mirëpresim këdo që kundërshton regjimin e Ramës, që është në opozitë me të dhe kërkon të kontribuojë. Koalicioni ynë duhet bërë më i gjeri me çdo faktor për ta bërë sa më të shpejtë rotacionin politik.

Paralelisht ne jemi në përfundim të programit tonë ekonomik për ta nxjerrë vendin nga kriza. PD është kthyer në shpresë për shumicën e qytetarëve. Brenda janarit do të përfundojë hartimi i alternatives sonë, në mënyrë konkrete, me perllogaritje për çdo fushë, çdo sektor, për çdo grup shoqëror, për bizneset e vogla dhe të mëdha, për investimet e huaja, për rininë. Të gjithë duhet ta dinë sot si do të jetë situata e tyre në qeverinë tonë”, – tha Basha, ndërsa shprehu kënaqësinë që me qindra të rinj janë afruar pranë PD, pedagogë, mjekë, juristë, profesionistë nga te gjitha fushat që duan të japin kondributin e tyre në ndryshimin e vendit.

Objektivi ynë është: garantimi i votës së qytetarëve në zgjedhje të lira dhe të ndershme, nisje e negociatave për anëtarsim, zhvillim ekonomik dhe punësim për shqiptarët,Ervin Salianji mori denim politik, sepse denoncoi perfshirjne ne trafik droge te Ministnte Brendshem. Denimi i Salianjit tregon se si po e perdor Rama drejtesine. Tahiri, qe kanabizoi Shqipërine me Ramen, denohet pune ne sherbim te komunitetit, Salianji qe denoncoi trafikun e droges, denohet me burg,”- mësohet të jetë shprehur Basha.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post BËRRRRRR…..
Next post Lajm i mrekullueshëm për të gjithë shqiptarët e Kosovës, ja kur do të lëvizin lirshëm në BE