Betimi i 8 prokurorëve para, ambasada e SHBA: Hap i rëndësishëm në themelimin e SPAK

Read Time:57 Second

Ambasada amerikane ka përgëzuar betimin e e tetë prokurorëve të SPAK, mëngjesin e sotëm tek Presidenti Ilir Meta. Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada e SHBA në Tiranë thekson se: “Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit – individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm’.

Reagimi i plotë:

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë tetë prokurorët të cilët u betuan këtë mëngjes si anëtarët e parë të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme, duke shënuar një hap të rëndësishëm në themelimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK). Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit – individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm. Ndërsa Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit të saj demokratik dhe ligjor, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK dhe të të gjithë atyre.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Murrizi dhe Valteri propozojnë ndryshimin e sistemit dhe lista të hapura
Next post Tronditet Patosi/ 1 vrarë e 1 i plagosur, arrestohet autori