Gjendje e jashtëzakonshme në Australi për shkak të të nxehtit dhe zjarreve
Në Nju Sauth Uells të Australisë u shpall gjendje e jashtëzakonshme, për shkak të frikës se vala rekorde e të nxehtit mund ta përkeqësojë krizën e zjarreve atje.
Ky vend përjetoi ditën më të nxehtë të martën, kur temperatura arriti në 40.9 gradë Celsius.
Ky rekord mund të thyhet, pasi parashikimet janë për ditë më të nxehta këtë javë.
Autoritetet në Nju Sauth Uells po luftojnë me rreth 100 zjarre – një krizë që zgjat tash e sa javë.
Të enjten, kryeministrja e këtij rajoni, Gladys Berejiklian, tha se shpall gjendje të jashtëzakonshme për shtatë ditë.
“Shqetësimi më i madh gjatë ditëve të ardhshme është paparashikueshmëria, me kushte ekstreme të erës dhe temperatura jashtëzakonisht të nxehta”, u tha ajo gazetarëve.
Gjendja e jashtëzakonshme u jep autoriteteve të zjarrit kompetenca të tjera për të trajtuar krizën.
Temperatura e mëparshme rekorde në Nju Sauth Uells ka qenë 40.3 gradë Celsius, në vitin 2013.
Valët e nxehtësisë janë katastrofa natyrore më vdekjeprurëse në Australi dhe kanë vrarë mijëra njerëz më shumë sesa zjarret apo përmbytjet.
Me Shume
Orban sulmon Soros nga SHBA: ”Ai ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve”.
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban shfrytëzoi vizitinën e tij në Shtetet e Bashkuara për të sulmuar filantropin George Soros për financimet...
Gjukanoviq: Qëllimi i ‘Ballkanit të Hapur’ është zhdukja e Kosovës, BeH, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se projekti “Ballkani i Hapur” është si “shumë kontrovers”, sepse sipas...
Ambasada e SHBA-ve: Kemi dijeni për një kërcënim në Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do zhvillohet në Durrës
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka njoftuar se është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror...
Jo të githë ushtarët rusë e duan luftën
Ambasada amerikane: Jo të githë ushtarët rusë e duan luftën, disa refuzojnë urdhrat, disa kanë ikur nga bazat ose kanë...
Rritja e kostove të jetesës dhe inflacioni, demonstrata të dhunshme në Panama
Qeveria panameze dhe organizatat popullore po përgatisnin një raund të ri bisedimesh të martën për t’i dhënë fund protestave për...
Biden përshëndet hapjen e negociatave nga BE: SHBA do të vijojë të jetë partner i besueshëm
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka përshëndetur përmes një deklarate zyrtare nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimit Europian të Shqipërisë...