Mazhoranca ndryshon në sekondat e fundit ‘Anti-shpifjen’: AMA mund të heqë ose pezullojë licencat e televizioneve, portalet ‘shpëtuan’

Read Time:3 Minute, 35 Second

Maxhoranca ka bërë disa ndryshime në sekondat e fundit në paketën ‘Anti-shpifje’. Mësohet se me rregullimet e reja, pak para votimit në Kuvend, Autoriteti i Medias Audiovizive ka të drejtë të pezullojë apo të heqë licenca televizionesh. 

Gjithashtu bëhet me dije se nëse disa ndryshime kanë lehtësuar portalet, gjërat janë vështirësuar për televizionet. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh se i janë bërë disa amendime pikës 6 të nenit 132, i cili ka lidhje me masat e marra për shkeljet. Me  amendamentin që Balla bëri në moment të fundit në Kuvend, saktësohet se heqja e licencës, ulja e kohëzgjatjes së licencës, apo pezullimi i përkohshëm i saj, është për ofruesit e shërbimeve audio dhe audiozive. 

Në nenin 132 në pikat c, ç dhe d, që ishin vetëm, pezullim, ulje e kohëzgjatjesh dhe heqje e licencës ose autorizimit, shtohet edhe fjala “për ofruesit e shërbimeve audio dhe audio-vizive”.

Ndryshimet

  1. Në rastet e shkeljes së dispozitave të këtij ligji në përputhje me procedurat dhe parashikimet e këtij ligji dhe akteve nënligjore të tij, pas marrjes së mendimeve të organeve përgjegjëse, nëse parashikohen, AMA (Bordi dhe/ose KA) vendos:
  2. pezullim të përkohshëm të licencës dhe/ose autorizimit (shtohet) për ofruesit e shërbimeve audio dhe audio-vizive
    ç. uljen e kohëzgjatjes së vlefshmërisë së licencës dhe/ose autorizimit (shtohet) për ofruesit e shërbimeve audio dhe audio-vizive
    d. heqje të licencës dhe/ose autorizimit (shtohet) për ofruesit e shërbimeve audio dhe audio-vizive

Fjala e shtuar, ‘ofruesit e shërbimeve audio dhe audio-vizive’, nënkupton që aktet nënligjore të paketës “anti-shpifje” janë të detyruar t’i zbatojnë edhe televizionet, në të kundërt, në rast të mos zbatimit të tyre, do të gjobiten ose do të arrihet deri në pezullim apo heqje të licencave të tyre. 

Paketa Antishpifje është miratuar në seancën plenare në Kuvend, të zhvilluar ditën e sotme. Në një seancë maratonë, të nisur që prej orës 10:00, Kuvendi kaloi për votim paketën antishpifje e cila u miratua me 82 vota pro.

13 votuan kundër, ndërsa 5 abstenuan, mes tyre ish-ministri Ditmir Bushati. Dosja.al mësoi se Bushati ka qenë kundër kësaj pakete dhe madje ka debatuar edhe me deputetin Taulant Balla. 

Për më shumë se një vit kjo paketë është kundër shtuar nga dhjetëra shoqata të gazetarëve, si dhe nga ndërkombëtarët, por qeveria nuk ka marrë parasysh kritikat dhe sot kërkon miratimin e ligjit në Kuvend. Pas protestës e cila zgjati gati 3 orë, gazetarët thanë se do të organizojnë sërish protesta, edhe pasi të miratohet ligji.

“MOSnaPREKfjalën”, ishte slogani kryesor i protestës, ku u kërkua që të mos cënohej liria e shprehjes, pasi sipas tyre paketa anti-shpifje bëhet me qëllim që të mbyllet goja e mediave.

Dje, Kryeministri Edi Rama publikoi draftin final të paketës, ku ishin propozuar disa ndryshime nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, kur sërish nuk ishin reflektuar të gjitha kritikat. KiE në një deklaratë u shpreh se ishte ende e shqetësuar dhe i kërkoi qeverisë që të tërhiqej, ndërsa OSBE tha se ishte dakord me draftin final. 15 organizatat mediatike që kundërshtojnë këtë projekt-ligj u shprehën se ata kërkojnë rrëzimin e plotë të ligjit dhe prandaj sot janë në protestë para Kuvendit, pasi për ta ky ligj është diktatorial.

Pak ditë më parë, Komisioni i Ligjeve, miratoi në parim paketën me disa ndryshime të papërfillshme, siç është përzgjedhja përmes konkurrimit, e Bordit të Ankesave, një këshill i cili do të ketë fuqi për të gjobitur dhe mbyllur portalet. Ndërkohë që tek “Media”, anëtarët vendosën të ulnin gjobën për portalet në maksimumi 4 milionë lekë të vjetra, por socialistët janë tërhiqur dhe nga ekzekutimi i gjobës para vendimit të gjykatës.

Është kjo një nga pikat më të nxehta të paketës anti-shpifje, e njoftuar prej 2 vitesh nga Rama, me arsyetimin se mediat online duhet të funksionojnë në bazë të rregullave. Komuniteti i gazetarëve, intelektualëve dhe organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kanë dalë kundër draftit, pasi sipas tyre bie në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Me këtë paketë, Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropë që gjobit gazetarët me vendime administrative, dhe i jep fuqi të plotë AMA-s, si një gjykatë për mediat.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Antishpifja”/ Radio Franca: Ligj me pasoja të frikshme, presionet financiare mund të shkatërrojnë gazetarët
Next post Paketa antishpifje, Basha thirrje Metës: Mos e dekreto këtë atentat, s’na mbyllin dot gojën