Kryemadhi: Ëngjëll Agaçi kërcënon dhe bën Vettingun e gjykatësve

Read Time:2 Minute, 7 Second


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një lidhje live me ‘Nova Media’ ka komentuar gjendjen alarmante në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë në vendin tonë, ku është shprehur se sot Shqipëria nuk është më një vend sovran, pasi është marrë peng nga një njeri i cili quhet Edi Rama, dhe që është peng i qarqeve anti-shqiptare. Sipas Kryemadhit, sistemi i drejtësisë po shantazhohet nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të qeverisë, Ëngjëll Agaçi, i cili bën listat e Vettingut, menaxhon KPK-në e famshme që vetton, pastron, shpall të fajshëm, të pafajshëm, të korruptuar, të pakorruptuar, bën listat gati, zhduk dokumentacionet përsa i përket deklarimit të pasurisë së gjyqtarëve apo të prokurorëve, etj. Dhe sipas Kryetares së LSI, ajo që sot është më e rëndë është kapja dhe bllokimi i Gjykatës Kushtetuese, ku tashmë po tregohet haptas që bllokimi i kësaj gjykate nuk paska ardhur si rezultat se s’na paska dashur opozita. “Shqipëria nuk është më sovrane sot, por i një njeriu që është peng i qarqeve anti-shqiptare dhe ky është një nga problemet më të mëdha që ne kemi. Kemi një sistem drejtësie që çdo ditë e më shumë po shantazhohet nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të qeverisë, se ndoshta ju në diasporë nuk e dini, por është një Sekretar i Përgjithshëm në qeverinë e Edi Ramës që quhet Ëngjëll Agaçi, i cili është një italisht-folës shumë i mirë dhe artikulon jashtëzakonisht mirë me të dërguarit e organizatës së monitorimit të sistemit të drejtësisë. Dhe bën listat e Vettingut, menaxhon KPK-në e famshme që vetton, pastron, shpall të fajshëm, të pafajshëm, të korruptuar, të pakorruptuar, bën listat gati, zhduk dokumentacionet përsa i përket deklarimit të pasurisë së gjyqtarëve apo të prokurorëve, ky do kalojë, ky s’do kalojë. A e dini ju që ka filluar një gjueti veri – jug gjyqtarësh në sistemin e drejtësisë? Kjo për të eliminuar dhe larguar çdo prokuror ose gjyqtar që është verior në mënyrë të tillë që të kemi një kapje të sistemit të drejtësisë të grupeve të caktuara interesash? I kthehemi edhe njëherë asaj gjuetisë së shtrigave që bënte dikur Enver Hoxha dhe asnjëri nga këta nuk flet për zgjedhje krahinore që po ndodh sot në sistemin e drejtësisë. Dhe ajo që sot është më e rëndë është kapja dhe bllokimi i Gjykatës Kushtetuese, ku tashmë po tregohet haptas që bllokimi i kësaj gjykate nuk paska ardhur si rezultat se s’na paska dashur opozita.”, është shprehur ndër të tjera në lidhje me këtë çështje Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Kryemadhi: Kemi nevojë për njerëz të rinj, të rinjtë e Diasporës të vijnë t’i bashkohen LSI
Next post Ahmetaj zyrtarisht në kabinet, ngrihet Ministria e Rindërtimit dhe zgjatet afati për gjendjen e fatkeqësisë natyrore