KJO NUK ËSHTË PËR MUA, POR PËR SHOQËRINË…

Read Time:1 Minute, 47 Second

Nga Gentian Çala

Sa kam qeshur duke dëgjuar këto fjalë nga goja e Tij. Qesha me një shpifje, të dalë nga goja e atij që po bën një ligj për shpifjen apo për shprehjen, quajeni si të doni. Qesha se Ai gënjen, e beson dhe tenton të bindë të tjerët se e ka drejtë.

Ai që deri tani shtypte popullin e tij, por mundohej ta mbante mirë me të huajt, ky ligj po i hap një telash të ri, po e bën edhe në rastin që ndërkombëtarët i kanë dhënë sinjale të qarta se nuk duhet ta bëjë. Kjo ishte e pritshme, madje e vonuar.

Edhe reagimi nga brenda duket më sinkron se çdo herë, i medias, i politikës opozitare dhe i shoqërisë civile. Socialistët vetë duken të pasigurtë në mbrojtjen e tij, përveç dy tre zërave në rradhët e tyre. Rama po i bën një kurth lirisë së shprehjes nga dobësia, nga pasiguria dhe marrëzia.

Shoqëria nuk po qahet, por lideri po i bën një favor, po i mbyll gojën në emrin e disa “fake news”-ve, të vërtetës që nuk është me të. Kjo na qenka për shoqërinë, bah sa bajate kjo shprehje nga goja e dikujt që mbasi mbushi vendin me drogë dhe pasi shpërdoroi paranë publike, pasi u larguan disa qindra mijra qytetarë të këtij vendi i paska rëne ndër mend për ne!?

Kjo është vetëm për pashain që të mos e bezdisin mizat, mos i vrasin sytë lajmet, mos ketë Kadrinj rreth e rrotull, mos të ketë një pushtet që nuk e kap dot, se i zbeh shkëlqimin prej metali kallp qeverisjes së tij pa çizme. Kjo është kundër lirisë së shprehjes për të cilën kanë sakrifikuar shumë nga kjo shoqëri, ndaj nuk mund të jetë kundër saj.

E dëgjova sot Atë teksa bënte një gjë për veten dhe të thonte se po e bëj për popullin, një nga shumë gjërat që i bën për vete dhe pushtetin e tij. Ai gënjeu për nuk e di se të satën herë. Nuk më mbetet veç të qesh për ata që nuk e besuan dhe të qaj për ata që vazhdojnë ta besojnë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Meta publikon spotin e dytë kundër Dvoranit: Lojë personale për ti shërbyer partisë
Next post “Dënoi opozitën dhe i mbylli gojën medias”, reagon ashpër Basha