Paketa antishpifje në Kuvend, Meta: Shpresoj të mos bëhen veprime të nxituar

Read Time:1 Minute, 12 Second

Prononcimi i Presidentit Meta për televizionin “ORA News”

Pyetje: Zoti President, sot në Parlament po diskutohet ligji i ashtuquajtur “anti-shpifje”. Ndërkohë gazetarët po kërkojnë që ky ligj të mos dekretohet nga ana juaj. Si do të veproni?

Presidenti Meta: Të shohim si do të jenë zhvillimet. Unë shpresoj të mos bëhen veprime të nxituara. Çdo veprim i imi do të jetë institucional dhe do të jetë transparent, por nuk mund të gjykoj asgjë. 

Pyetje: Më parë ju jeni shprehur se do ta mbroni me çdo kusht Kushtetutën dhe kishit paralajmëruar një tubim. Por për shkak të fatkeqësisë natyrore ju e shtytë atë tubim. Si do ta veproni tani?

Presidenti Meta: Unë e mbroj Kushtetutën çdo ditë edhe në çdo moment, që nga çasti që kam vënë dorën mbi Kushtetutë, sepse kjo është detyra kryesore e Presidentit të Republikës.

Padyshim që kjo nuk është vetëm detyrë e Presidentit, por është e të gjithë popullit shqiptar, i cili e ka miratuar Kushtetutën me referendum më 22 nëntor të vitit 1998 dhe i cili për fat të keq që nga ajo periudhë e deri më tani ka lejuar t’i preket Kushtetuta në kohë të ndryshme, duke tronditur themelet e shtetit të së drejtës, gjë që ndihet sot nga të gjithë qytetarët shqiptarë.

Presidenti së bashku me qytetarët do të përforcojnë themelet e Kushtetutës, që u votua më 22 nëntor 1998. Kjo është detyra ime dhe është detyra e të gjithëve ne.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Nora Malaj: Atentati i fjalës së lirë!
Next post Salianji: Procesi i montuar politikisht